Lëndohen shtatë persona në një aksident në Partesh
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti në trafik, në fshatin Partesh të Gjilanit.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë tri automjete civile. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Fsh. Partesh, Gjilan 12 gusht 2023, ora 16:00h.
Raportohet për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona – pasagjer të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.