Wednesday 5 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Fan S. Noli – Introduktat, studimet, muzika dhe shqipërimet artistike
Kulturë Letërsi Librari Muzikë Teatër

Fan S. Noli – Introduktat, studimet, muzika dhe shqipërimet artistike

13 August 2023 0 Comment 13 min read

AA

Hyrje – Veprimtaria krijuese e Fan S. Nolit nis me publicistikën dhe oratorinë, fusha në të cilat ai shfaq qartë pikëpamjet e tij thellësisht demokratike. Shkrimet e tij përbëjnë një kronikë të gjallë të jetës politike dhe shoqërore shqiptare të kohës.

Karakteristikat kryesore të publicistikës noliane janë mendimi i qartë dhe i mprehtë, qëndrimi i prerë dhe reagimi i menjëhershëm ndaj zhvillimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Forma polemike dhe kultura e lartë e trajtimit të çështjeve e bëjnë këtë krijimtari një ndër më të veçantat në historinë e publicistikës shqiptare.

Shkruan: Xhemail Veseli – Ilustrime & video nga Interneti

Studimet

Larminë dhe rëndësinë e veprimtarisë së Nolit e shtojnë mjaft edhe studimet e tij për Skënderbeun, heroin tonë kombëtar, si dhe për figurën e madhe të Ludwig van Beethoven (“Bethoveni dhe Revolucioni Francez”) etj.

“Historia e Skënderbeut” është vepra së cilës Noli iu rikthye disa herë. Ai e botoi atë për herë të parë në vitin 1921 në Boston, pastaj e botoi të ripunuar në anglisht më 1947 dhe përsëri të ripunuar në shqip më 1949.

Për të shkruar këtë vepër, Noli është mbështetur jo vetëm te Barleti, por edhe në dokumente të reja që arriti t’i gjejë pas një pune këmbëngulëse.

Skënderbeu, si për çdo patriot e artist shqiptar, edhe për Nolin ishte figura më e dashur, të cilën e kishte admiruar që nga fëmijëria. Ky admirim ndihet në vepër përmes tonit të ngrohtë me të cilin paraqitet figura e tij.

Gjatë trajtimit të momenteve kyçe të jetës së heroit, Noli ka përcaktuar qartë marrëdhëniet e tij me shtetet e Ballkanit, sidomos me fqinjët, si dhe qëndrimin e disa vendeve të fuqishme evropiane ndaj luftës së tij.

Ai arrin të paraqesë qartë politikën e brendshme të këtij udhëheqësi legjendar, duke theksuar meritën e madhe të tij për formimin e një shteti të centralizuar feudal shqiptar – një arritje që në shekullin XV ende nuk ishte realizuar në shumë vende të Evropës.

Noli krijon atmosferën e kohës, duke dhënë ngjyrat e një bote mesjetare që kërcënonte Evropën, si dhe pozitën e Shqipërisë ku liria dhe kultura humaniste po shtypeshin nga dhuna osmane.

Ai ndërthur me mjeshtëri të vërtetën historike me gojëdhënën dhe legjendën. Figura e Skënderbeut paraqitet e plotë: si luftëtar, strateg, burrë shteti dhe diplomat.

Përshkrimet e betejave dhe situatave të vështira janë të mbushura me ngjyra romantike, duke i dhënë veprës vlera të mëdha artistike.

“Historia e Skënderbeut” e Nolit, së bashku me veprën e Barletit, mbeten edhe sot ndër veprat më të mira për heroin kombëtar.

Muzika

Si erudit, Noli e shtriu veprimtarinë e tij edhe në fushën e muzikës. Në moshën pesëdhjetëvjeçare (1932), ai iu përkushtua studimeve në Konservatorin e New England në SHBA, të cilat i përfundoi pas katër vitesh.

Si punë diplome paraqiti tri vepra me motive shqiptare:

  • “Skënderbeg”
  • “Rapsodi shqiptare”
  • “Gaspari i varfër”

Këto u ekzekutuan edhe si pjesë e provimit.

Dy veprat e fundit u kritikuan për frymë liturgjike, ndërsa poema simfonike “Skënderbeg” u vlerësua për dramaticitetin, pasurinë harmonike dhe ngjyrimet orkestrale.

Për të kuptuar zhvillimin e tij muzikor, duhet të kthehemi në fëmijëri, kur i ati i mësonte notat dhe këndimin në kishë. Këto njohuri ndikuan më vonë në përkthimet dhe studimet e tij muzikore.

Studimi për Beethovenin dëshmon për përgatitjen e tij të thellë, ku analizon ndikimin e Revolucionit Francez në veprat si “Simfonia e tretë”, “Simfonia e nëntë” dhe opera “Fidelio”.

Megjithatë, disa studiues kanë vërejtur se në këtë studim Noli bën herë-herë interpretime subjektive për të justifikuar figurën e kompozitorit.

Shqipërimet artistike

Si përkthyes, Noli zë një vend nderi në letërsinë shqipe. Ai njihte shumë gjuhë të huaja dhe zotëronte në mënyrë të shkëlqyer gjuhën shqipe.

Fillimisht përktheu libra kishtarë, duke vazhduar traditën e Kristoforidhit. Më pas përktheu vepra nga Molieri dhe Stendali, dhe më vonë kryeveprat botërore:

  • poema “Skënderbeu” e Longfellout
  • tragjeditë “Otello”, “Hamlet”, “Makbethi”, “Jul Qezari” të William Shakespeare
  • dramat “Armiku i popullit” dhe “Zonja Ingra e Ostrotit” të Henrik Ibsen
  • “Rubairat” e Omar Khayyam
  • “Don Kishoti i Mançës” i Miguel de Cervantes
  • “Kasollja” e Ibanjezit

Të gjitha këto i shoqëroi me parathënie me vlerë kritike dhe filozofike.

Albanologu Norbert Jokl e vlerësoi lart përkthimin e “Rubairave”, duke e konsideruar ndër më të mirët pas atij të Fitzgerald-it.

Introduktat

Introduktat përbëjnë bazën e mendimit kritik të Nolit. Ato analizojnë autorin, veprën, personazhet dhe kontekstin historik.

Në veprat e Shekspirit, ai depërton thellë në psikologjinë e personazheve si Hamleti apo Makbethi.

Sipas Mitrush Kuteli, Noli shfaqet si kritiku dhe esteti i parë i mirëfilltë shqiptar.

Kritika dhe vlerësimi i Rexhep Qosjes

Kritika e Nolit është vlerësuar edhe nga Rexhep Qosja, i cili e sheh atë si një figurë polihistorike.

Sipas Qosjes, në studimin për Beethovenin, Noli nuk shfaqet vetëm si kritik apo muzikolog, por si një mendimtar që ndërthur histori, filozofi dhe art.

Ai thekson se Noli shpesh interpreton figurat historike në mënyrë subjektive, duke i përshtatur me botëkuptimin e tij, por kjo nuk e dobëson veprën – përkundrazi, i jep asaj jetë dhe aktualitet.

Qosja vëren gjithashtu se stili i Nolit është i dallueshëm menjëherë:
mjafton një fjali për ta identifikuar autorin.

Rubairat dhe përkthimi i tyre

Përkthimi i “Rubairave” nisi më 1924. Ato u botuan në gazetën “Dielli” nga Koço Tashko.

Ky përkthim u realizua në një periudhë të trazuar politike, madje dorëshkrimet u shpëtuan në rrethana dramatike gjatë largimit të Nolit nga Tirana.

Studiuesi Nasho Jorgaqi thekson se përkthimi i kësaj vepre nga një klerik si Noli është dëshmi e madhështisë së mendjes së tij.

Shembulli i mëposhtëm tregon dallimin mes përkthimit të drejtpërdrejtë dhe atij artistik nolian:

Reprodukimi:
Zgjohu: Sepse mëngjes nga rruzull i natës
E gjuajti gurin që i trembi yjet
Dhe shih! Gjahtari i Lindjes ka zënë
Kullën e Sulltanit me spangon e dritës.

Përkthimi poetik nolian:
Zgjohu: “Mëngjesi me shigjetë grisi”
“Perden e natës”, yjtë i arratisi,
Dhe dielli gjahtar me rreze kapi
Çdo majë mali e pallati e lisi!

Share This:

Tags: Fan S. Noli Introduktat
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Mr. Sc. Kurtesh Devaja dhuron arkivën e

19 September 2023

Sot, në ambientet e bibliotekës autori i njohur z.Kurtesh Devaja dhuroi tërë bibliotekën e

Kulturë Lajme

Introduktat – Fan S. Noli

6 April 2023

Introduktet apo parathëniet e përbëjnë bazën e mendimit kritik te Nolit. Mjafton të përmenden

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.