Wednesday 5 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Kuvendi i Gjilanit shpall “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin Qemal Minxhozi
Lajme

Kuvendi i Gjilanit shpall “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin Qemal Minxhozi

12 December 2024 0 Comment 5 min read

AA

Gjilan, 12 dhjetor 2024 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e sotme solemne, e ka shpallur “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Mixhozi, në shenjë nderimi për bashkëpunimin shumëvjeçarë.

Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së, tha se ka propozuar në emër të grupit politik që t’i jepet ky çmim ambasadorit Minxhozi, për kontributin e shquar për forcimin e lidhjeve mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, veçanërisht me Komunën e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ky titull për ambasadorin Minxhozi është shprehje e respektit më të lartë që qyteti ynë mund t’i japë një individi, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në të mirë të komunitetit, por edhe për ndihmën e tij në forcimin e lidhjeve që na bashkojnë dy vendet.

“Ky titull jepet për kontributin e tij të palodhur në forcimin, përmirësimin dhe thellimin e marrëdhënive mes Kosovës dhe Shqipërisë, dy shtete që ndajnë një komb e që kanë një histori dhe një te ardhme të përbashkët”, ka thënë Hyseni.

Ndërkaq, ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se Kuvendi Komunal sot po e nderon një personalitet, i cili me misionin e tij diplomatik, bëri që kjo komunë ta ketë respektin dhe kujdesin e Tiranës.

“Miqësia dhe kujdesi që ambasadori Minxhozi i dha Gjilanit do të mbetet e vulosur për gjeneratat e ardhshme dhe për historinë e Gjilanit përgjithmonë”, tha Haziri.

Ambasadori Qemal Minxhozi ka shprehur falënderime për nderin që i është bërë sot nga kuvendarët e Gjilanit.

“Gjilanin do e quaja një vend historik, shumë të rëndësishëm, jo vetëm për trevën e Anamoravës, por për kombin shqiptar. Ka rrënjë të thella në shtetformimin, historinë, trimërinë dhe në përballjen me çdo armik. Gjilani është një zonë e dijes, që përfaqëson në mënyrë sa më të dinjiteteshme të gjitha përpjekjet e luftës për liri e pavarësi dhe e përkthyer në kohët e sotme, me aktivitetet fantastike të “Flakës së Janarit”, është shprehur Minxhozi.

Në këtë ceremoni, ka mbajtur një fjalë rasti edhe ambasadori aktual i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij, Petrit Malaj.

———————————————————–

Seanca solemne është transmetuar drejtpërdrejt në formatin livestream në profilin zyrtar të Komunës në facebook dhe në mediat lokale.

Share This:

Tags: KK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit reagon

26 June 2026

Pas zhvillimeve dhe përplasjeve në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, Krenare Latifi Kqiku

Lajme

Kuvendarët e Gjilanit diskutojnë për raportin financiar

26 March 2026

Gjilan, 26 mars 2026 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Krenare

Lajme

Kryesuesja e Kuvendit të Gjilanit: Zëri i

9 March 2026

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.