Kryetari Rahimaj: Bursa për të gjithë maturantët që regjistrohen në Universitetin “Kadri Zeka”
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me rektorin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.
“Kemi nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me UKZ, i cili do të mundësojë bashkëpunimin në shumë fusha për hartim të projekteve, ekspertiza profesionale, zhvillim të aplikacioneve etj”, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai në të njejtën kohë ka shtuar se është edhe mbështetja e studentëve tanë që kanë vendosur të studiojnë në drejtime të ndryshme në UKZ.
Kryetari Rahimaj ka falënderuar Rektorin Dërmaku si dhe stafin e tij për bashkëpunimin.