Saturday 6 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LDK mban sot konferencë për media, s’dihet arsyeja

Sot afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit

Nëntogerja e FSK-së shpallet më e mira në trajnimin në Abu Dabi

Parashikimi i motit për të shtunën, 06 dhejtor 2025

Bujanoc: Mbahet aktiviteti përmbyllës i projektit “Qyteti Ynë, shkollat tona”

Rektori i UP-së alarmon: Fakulteti i Bujqësisë rrezikon të mbyllet, shkak KEDS-i

AVONET monitoron dy tenderë të dyshimtë në spitalet e Pejës dhe Gjilanit

Bie poshtë vendimi i KQZ-së, PZAP certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Policia Rajonale – Gjilan: Aktivitete javore në trafikun rrugor

Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës te Banja e Dobërqanit

 Kryeministri Kurti takohet me komisionerin Hahn, kërkon më shumë mbështetje nga BE-ja.
Lajme

Kryeministri Kurti takohet me komisionerin Hahn, kërkon më shumë mbështetje nga BE-ja.

18 February 2022 0 Comment 4 min read

AA

Në ditën e parë të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u takuan me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn.

Ringjallja ekonomike, sistemi dual i arsimit, Tregu i Përbashkët Rajonal dhe liberalizimi i vizave ishin pikat qendrore të diskutimit përgjatë takimit. Kryeministri Kurti tha se Kosova ka shënuar përmirësim të madh të indikatorëve ekonomik gjatë vitit të kaluar. Ekonomia e vendit i është përgjigjur pozitivisht qeverisjes sonë të mirë, tha kryeministri. Të hyrat vjetore janë rritur, qarkullimi vjetor i bizneseve është rritur, gjithashtu eksportet dhe investimet e huaja.

Një nga dy prioritetet kryesore të qeverisë është punësimi, sidomos i të rinjve dhe grave. Përveç investimeve të huaja, ulja e papunësisë te të rinjtë duhet të trajtohet edhe nëpërmjet reformave në sistemin e arsimit. Prandaj, edhe synim e tashmë edhe veprim i yni është zhvillimi i një sistemi dual të edukimit që do të mundësonte lidhje ndërmjet tregut të punës dhe sistemit arsimor, tha kryeministri Kurti.

Në lidhje me bashkëpunimin rajonal, përkatësisht Tregut të Përbashkët Rajonal, kryeministri Kurti theksoi se Kosova mbështet Procesin e Berlinit dhe se Tregun e Përbashkët Rajonal e sheh si platformën e duhur dhe të vetme që mundëson zbatimin e plotë të katër lirive të Bashkimit Evropian. Ai tha po ashtu se bashkëpunimi rajonal si premisë duhet gjithmonë të ketë trajtimin e barabartë dhe reciprok në mes të gjitha palëve të përfshira.

Sa i përket liberalizimit të vizave, kryeministri Kurti përsëriti faktin, që edhe është evidentuar tashmë në raportin e Komisionit Evropian, se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave. Mos liberalizimi tanimë është e drejtë e mohuar.

Përmirësimet në indikatorët ekonomikë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe politikat reformiste në sistemin e drejtësisë dhe administratë publike e bëjnë Kosovën më meritore për mbështetje edhe më të madhe financiare nga Bashkimi Evropian, u shpreh kryeministri Kurti.

Ndërkaq, komisioneri Hahn tha se Bashkimi Evropian, përveç tjerash do të përkrahë teknikisht dhe financiarisht në projektet për arsim dhe aftësim profesional.


Mynih, 18 shkurt 2022

https://kryeministri.rks-gov.net/kryeministri-kurti-takohet-me-komisionerin-hahn-kerkon-me-shume-mbeshtetje-nga-be-ja/

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

LDK mban sot konferencë për media, s’dihet

6 December 2025
Futboll

Kosova nuk ka luajtur me asnjërin prej

6 December 2025
Lajme

Sot afati i fundit për të ndërruar

6 December 2025
Futboll

Presidenti i FFK-së: Nëse kualifikohemi, ky do

6 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

LDK mban sot konferencë për media, s’dihet

6 December 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit, konferenca

Futboll Kampionati Botërorë Sport

Kosova nuk ka luajtur me asnjërin prej

6 December 2025

Kosova, e cila bën pjesë në Grupin D të kundërshtarëve të mundshëm në rrugëtimin

Lajme

Sot afati i fundit për të ndërruar

6 December 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot është afati i fundit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.