KFORI TURK viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilan
Në vazhdën e takimeve të përbashkëta të zhvilluara deri më tani me KFORIN TURK, u ritheksua rëndësia e ruajtjes dhe thellimit të një bashkëpunimi të mirëfilltë, të ndërsjellë dhe të vazhdueshëm.
Drejtori i Spitalit Dr.Afrim Cana shprehu gatishmërinë për të vazhduar komunikimin dhe takime pune me KFORIN TURK, me qëllim realizimin e objektivave të përbashkëta dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit.


Ky angazhim i përbashkët përbën një bazë të qëndrueshme për iniciativa të ardhshme dhe për rezultate konkrete.

