Kënga arrin 300 mijë klikime pa u bërë 24 orë
Kënga e re e Albina Kelmendit “Emri im” është bërë hit pa u bërë 24 orë nga publikimi i saj. Kënga e re e këngëtares pejane ka marrë 300 mijë klikime në orët e para të publikimit.
“Emri im” vije në vigjilje të përvjetorit të 15 të pavarësisë së Kosovës dhe pritet të jetë hit i ditës së nesërme festive.
Kënga është publikuar më një klip me vlera kombëtare ndërsa tekstin e saj e ka shkruar Gold Ag.