Wednesday 4 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

QKMF Kamenicë – Pas 45 vjetësh shërbimi në shëndetësi, pensionohet kryeinfermierja Nafije Ajvazi

KFOR-i Turk viziton SHFMU “Afërdita” në Kishnapolë, diskutohen projekte për digitalizimin e mësimit

Parashikimi i motit për nesër, shi e borë

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adresën, detaje se ku mund

Komunikatë zyrtare | Gjilani dhe Prishtina dakordohen për huazimin e 𝐀𝐠𝐫𝐨𝐧 𝐊𝐨𝐥𝐚𝐣𝐭

Pse ka rënë ChatGPT?

Joan Laporta jep dorëheqjen si president i Barcelonës

Fakulteti i Shkencave Sociale mbajti takim koordinues për procedurat pas-akredituese

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” priti në takim Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë

Dënohet “sheh-imami” nga Kosova – luante rolin e një sipërmarrësi të patundshmërive, duke mashtruar bankat

 Ka filluar vizita studimore njëjavore e mësuesve zviceranë nga PH Zug në UKZ
Sport

Ka filluar vizita studimore njëjavore e mësuesve zviceranë nga PH Zug në UKZ

3 November 2025 0 Comment 6 min read

AA

Në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” (UKZ) dhe Shkollës së Lartë Pedagogjike (PH) Zug nga Zvicra, sot nizi vizita studimore njëjavore e mësuesve zviceranë, që realizohet në kuadër të projektit të mbështetur nga Movetia, i cili synon shkëmbimin profesional dhe ndërkulturor midis mësuesve nga Kosova dhe Zvicra. Vizita do të zgjasë nga 3 deri më 7 nëntor 2025.

Pritja e mysafirëve u bë nga Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku dhe bashkëpunëtorët e tij, duke theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim.

Në fjalën e tij, Rektori Dermaku tha se jemi shumë të kënaqur që mirëpresim kolegët tanë nga Zvicra. Kjo vizitë njëjavore, e realizuar në kuadër të Movetia, është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin akademik dhe për të shkëmbyer përvoja të vlefshme pedagogjike. Shpresoj që ky projekt të nxisë ide të reja për mësimdhënie dhe të forcojë partneritetin tonë afatgjatë, tha Rektori Dërmaku.

Kurse Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Dukagjin Leka tha se dialogu dhe bashkëpunimi ndërkulturor janë thelbësorë për zhvillimin e arsimit. Vizita e mësuesve zviceranë në UKZ do të ofrojë mundësi të shkëlqyera për të mësuar nga njëri-tjetri, për të vëzhguar praktika të ndryshme mësimore dhe për të ndërtuar rrjete profesionale që do të shërbejnë në të ardhmen, ka thënë Prorektori Leka.

Ndërsa Dekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. Dr. Merxhan Avdyli, theksoi se bashkëpunimi kolegjial është një metodë e rëndësishme për zhvillimin profesional të mësuesve. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë përvoja dhe të praktikojnë mësimdhënie bashkëkohore në klasë, duke mësuar jo vetëm nga kolegët zviceranë, por edhe duke reflektuar mbi metodat e tyre të punës, tha ndër tjerash Dekani Avdyli.

Udhëheqësja e grupit nga Zvicra, mësimdhënësja Shpresa Jashari, falënderoi Universitetin “Kadri Zeka” për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngrohtë, duke theksuar se kjo vizitë njëjavore është një mundësi unike për shkëmbim profesional e ndërkulturor, për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi midis institucioneve arsimore të Kosovës dhe Zvicrës.

Programi i vizitës përfshin vizita në shkolla të ndryshme në Gjilan, ku do të ketë hospitime kolegjiale nga mysafirët zviceran që i mirëpresin mësuesit kosovarë në klasë, duke përfshirë orët e mësimit dhe diskutime reflektuese pas tyre, do të ketë prezantime të praktikave më të mira, punëtori dhe aktivitete kulturore. Pjesëmarrësit do të kenë takime edhe me stafin akademik të UKZ-së.

Ky projekt në kuadër të Movetia nuk është vetëm një mundësi për shkëmbim pedagogjik, por edhe një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, zhvillimit profesional të mësuesve dhe promovimit të bashkëpunimit mes institucioneve arsimore të Kosovës dhe Zvicrës.

Kjo vizitë u organizua me qëllim shkëmbimin e përvojave akademike, njohjen me sistemin arsimor të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare ndërmjet institucioneve arsimore

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

QKMF Kamenicë – Pas 45 vjetësh shërbimi

3 February 2026
Ekonomi

KFOR-i Turk viziton SHFMU “Afërdita” në Kishnapolë,

3 February 2026
Lajme

Parashikimi i motit për nesër, shi e

3 February 2026
Kuriozitete

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se

3 February 2026
RELATED Stories for you
Ekonomi Featured Kuriozitete Lajme

Fakulteti i Shkencave Sociale mbajti takim koordinues

3 February 2026

Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin Publik

Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme Librari

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” priti

3 February 2026

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka pritur sot

Ciceroni Featured Lajme

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” priti

3 February 2026

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.