Wednesday 7 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

KUVENDI I KOSOVËS VOTON NDRYSHIMET E LIGJIT PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA

PDK pranon propozimin e Kurtit, Hamza ndërron ofertën

GJILAN / SPITALI I PËRGJITHSHËM ELIMINON LISTËN E PRITJES PËR NDËRHYRJET ORTOPEDIKE – “Pacientët trajtohen

Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

PDK: Kërkojmë seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në

Abdixhiku: LDK-ja e di kujt i jep llogari, Kosovës dhe njerëzve të saj

U mbajt takim informues me studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

Hamza thotë se s`ka komunikuar me Kurtin: Kërkesa jonë e qartë, të thirret seanca

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Incidenti para Kuvendit, reagon Fahrush Rexhepi i VV-së

 JUSTINA SHIROKA PULA ZGJIDHET PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Uncategorised

JUSTINA SHIROKA PULA ZGJIDHET PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

6 October 2026 0 Comment 10 min read

AA

Justina Shiroka Pula është akademike, profesore universitare dhe veprimtare e shquar në fushën e arsimit, kulturës dhe shoqërisë civile në Kosovë.

Ajo ka një karrierë të gjatë akademike dhe profesionale, me kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në promovimin e vlerave demokratike në vend.

Gjatë viteve ka qenë e angazhuar në projekte të ndryshme shkencore dhe kulturore, si dhe ka mbajtur ligjërata në universitete të Kosovës. Njihet për punën e saj në fushën e komunikimit, të drejtave të njeriut dhe forcimit të rolit të gruas në shoqëri.

Me përvojën dhe profilin e saj profesional, emri i Justina Shiroka Pula përmendet shpesh në diskutimet publike për figura që mund të japin kontribut në institucionet më të larta të vendit.


BIOGRAFI – JUSTINA SHIROKA PULA

Profesoreshë, Ekonomiste dhe Kryetare e ASHAK-ut

Justina Shiroka Pula (lindur më 1953 në Prishtinë) është ekonomiste dhe profesoreshë universitare kosovare. Aktualisht mban detyrën e Kryetares së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës – ASHAK.

Shkollimi dhe karriera akademike

  • Shkollën fillore e kreu në vitin 1968 dhe të mesmen në vitin 1972, në Prishtinë.
  • Diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në vitin 1976.
  • Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i vijoi në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit, ku u diplomua në vitin 1984.
  • U doktorua në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në vitin 1977, duke mbrojtur tezën e doktoratës me titull: “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Karrierën e saj e filloi në Bankën Popullore të Kosovës në vitin 1977. Një vit më vonë, në 1978, hyri në procesin mësimor në Fakultetin Ekonomik të UP-së, ku vazhdon edhe sot.

fillimisht u angazhua si asistente për lëndën “Kërkimet Operacionale”. Më pas u avancua në thirrjen e ligjëruesit, docentit dhe në vitin 2004 u zgjodh profesore ordinar.

Ajo konsiderohet pioniere e zhvillimit të fushës së Kërkimeve Operacionale në Kosovë, duke u angazhuar në zbatimin e metodave dhe modeleve matematikore e statistikore në planifikimin, optimizimin e proceseve biznesore, menaxhment dhe vendimmarrje.

Detyra dhe angazhime institucionale

Gjatë karrierës ka mbajtur këto funksione në Universitetin e Prishtinës:

  • Kryesuese e Departamentit të Matematikës dhe Statistikës (1999)
  • Kryetare e Bordit të Masterit në Menaxhment Shëndetësor (2002)
  • Anëtare e Senatit të UP-së (2000) dhe e Bordit të UP-së (2001)
  • Anëtare e Komisionit të Universitetit Veror të Prishtinës (2002)

Është gjithashtu:

  • Anëtare e Këshillit të Fushës Shkencore – Burimet Natyrore, Energjia dhe Mjedisi në MASHT (2011)
  • Anëtare e Këshillit Botues të UP “Hasan Prishtina” (2013)
  • Anëtare e Këshillit Shkencor për njohje e barasvlerë të diplomave në MASHT (2016)
  • Anëtare e Komisionit për Ekonomi të Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK-ut (2017)

Specializime dhe angazhim ndërkombëtar

Është specializuar në Universitetin e Lincit në Austri dhe Universitetin e Arizonës në SHBA (2013). Ka ndjekur trajnime në Itali, Belgjikë dhe SHBA në fushat e menaxhimit shëndetësor, biznesit dhe sipërmarrësisë.

Ka ligjëruar edhe jashtë Kosovës: në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tetovës (1994-1999) dhe në UEJL – Universiteti i Evropës Juglindore (2003-2004).

Aktivizmi në shoqërinë civile

Pas luftës, nga viti 2001, është angazhuar fuqishëm në fuqizimin e gruas dhe zhvillimin e ndërmarrësisë:

  • Themeluese e Rrjetit të Biznesit të Grave Kosovare – KBWN (2001)
  • Anëtare e Star Network of World Learning – Washington (2001)
  • Anëtare e Nismës Kosovare për Barazi Gjinore (2002)
  • Anëtare e Aleancës Ndërkombëtare të Grave (2003)
  • Anëtare e Bordit të Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike në Tiranë (që nga 2012)

Publikimet kryesore

Autore dhe bashkautore e disa teksteve universitare dhe monografive, ndër to:

  1. “Vendimmarrja menaxheriale” – 2013, bashkëautor me B. Krasniqi
  2. “Metodat e transportit të programimit linear” – 2007
  3. “Menaxhmenti dhe vendosja” – 2006, bashkëautor me I. Kuka dhe B. Krasniqi
  4. “Metodat kuantitative në marrjen e vendimeve” – 2004
  5. “Kristalet dhe Mineralet e Kosovës” – 2009
  6. “Zhvillimi ekonomik dhe investimet demografike në Kosovë” – 1997

Share This:

Tags: Presidenti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

KUVENDI I KOSOVËS VOTON NDRYSHIMET E LIGJIT

6 October 2026
Uncategorised

JUSTINA SHIROKA PULA ZGJIDHET PRESIDENTE E REPUBLIKËS

6 October 2026
Lajme

PDK pranon propozimin e Kurtit, Hamza ndërron

6 October 2026
Lajme

GJILAN / SPITALI I PËRGJITHSHËM ELIMINON LISTËN

6 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Presidentja Osmani “hedh në tavolinë” ndryshimin e

5 March 2026

Presidentja në largim e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka propozuar Kuvendit të Kosovës ndryshime

Lajme

Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së mblidhet sot,

1 March 2026

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizja Vetëvendosje po mban sot mbledhjen e radhës, ku ndër

Kuriozitete Lajme Opinione

Zgjedhja e Presidentit sipas Kushtetutës: Kur duhen

23 February 2026

Me afrimin e afateve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, janë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.