Hat-trick i Valverdes, Real Madridi “shokon” Manchester Cityn 3-0
Real Madridi ka arritur një fitore të madhe 3-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të fazës së grupit në Ligën e Kampionëve.
Uruguaiani Federico Valverde ishte ylli i ndeshjes, duke shënuar të tre golat e Realit. Ai hapi rezultatin në minutën e 20-të pas një topi të gjatë nga Courtois, shënoi golin e dytë vetëm shtatë minuta më vonë dhe kompletoi hattrickun tre minuta para përfundimit të pjesës së parë me një gol të bukur.

Në pjesën e dytë, Vinicius Junior pati mundësinë të shënojë nga penalltia, por portieri Donnarumma priti gjuajtjen e tij.
Fitore e madhe për Realin, edhe pa yjet e munguar si Mbappe, Bellingham, Rodrygo, Militao, Alaba dhe Carvajal.
Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme në Etihad Stadium, ku Reali ka avantazh të madh për të siguruar fazën tjetër.
