Wednesday 28 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Foto nga bora dhe akulli në SHBA. Temperatura deri në minus 46 gradë!

“God Bless America” trazon publikun në natën e katërt të Festivalit “Talia e Flakës 2026”

Lajm i trishtë! Ndërroi jetë Driton Aliu, Zyrtar në kabinetin e kyetarit të Komunë së

Garë shumë e fortë për Këpucën e Artë mes Mbappe, Kane dhe Haaland – Muriqi

Bashkimi Evropian dhe India nënshkruajnë marrëveshje historike tregtare

Kryetari Dimal Basha: Përkulemi me respekt para të gjitha viktimave të Holokaustit

Në shërbimin e Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, në vitin 2025 janë kryer 44,717

Në Viti u punësuan edhe 8 mjekë të përgjithshëm

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, falënderoi presidenten Osmani për angazhimin në mbrojtje të shqiptarëve të

Biblioteka e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” pasurohet me libra të rinj

 “God Bless America” trazon publikun në natën e katërt të Festivalit “Talia e Flakës 2026”
Arte tjera Featured Kulturë Lajme Teatër

“God Bless America” trazon publikun në natën e katërt të Festivalit “Talia e Flakës 2026”

28 January 2026 0 Comment 5 min read

AA

Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2026” ka vijuar në natën e katërt me shfaqjen “God Bless America”, me tekst dhe regji të Fatos Berishës, jashtë konkurrencës. Edhe pse disa repriza ishin dhënë më parë, salla ishte e mbushur, duke dëshmuar interesin e publikut për këtë realizim skenik.

Shfaqja rrëfen historinë e katër shokëve që, pas një trajnimi nga një menaxher biznesi dhe udhëzimeve nga kisha, nisen nëpër shtete të Amerikës për të shitur Bibla dhe materiale religjioze. Përpjekjet e tyre përbëhen nga një mori situatash komike dhe dramatike, ku dështimi për shkak të bindjeve fetare, miratimit të bashkëshortes apo rrethanave shoqërore shfaqet në mënyrë të përsëritur, duke krijuar kulmin dramaturgjik të shfaqjes.

Në epilog, një akt spontan solidarizimi gjatë një udhëtimi personal zbulon ironinë e fatit dhe sugjeron se kuptimi njerëzor shpesh shfaqet përtej kalkulimeve të interesit.

Ekipi i aktorëve, me përvojën e tyre profesionale, ruan relacion të vazhdueshëm me publikun, duke e ngritur shfaqjen në një nivel më të lartë interpretativ. Në këtë realizim morën pjesë: Avni Shkodra, Kushtrim Qerimi, Gani Rrahmani, Ali Demi, Aurita Agushi, Alban Shahiqi, Artan Selimi, Bashkim Nexhipi, Safete Mustafa-Baftiu, Mejreme Berisha, Tringa Hasani dhe Florent Salihu.

Edhe këtë natë të katërt nuk munguan zyrtarët institucionalë, përfshirë kryesuesen e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Krenare Latifi – Kqiku, ndërsa gjatë ditëve të kaluara festivalin e vizituan edhe përfaqësues të tjerë, përfshirë ministrin e MKRS-së, Hajrullah Çeku, duke dëshmuar mbështetjen e vazhdueshme institucionale.

Në natën përmbyllëse, më 28 janar, publiku do të ndjekë shfaqjen “Gërrdia” nga Trupa e Teatrit Kombëtar të Kosovës, me autorësi dhe regji të Astrit Kabashit. Në skenë interpretojnë: Bujar Ahmeti, Maylinda Kosumovic dhe Rebeka Qena, me skenografi nga Arben Shala, kostumografi Yllka Brada dhe muzikë nga Memli Kelmendi.

Programi vijon më 29 janar me “Yjet e Flakës”, festivali i këngëve për fëmijë dhe koncertin e këngëve të Jusuf Gërvallës, ndërsa 30 janar pason “Fest Flaka”, festivali i këngës shqipe. Manifestimi përfshin gjithashtu aktivitete letrare e enigmatike më 31 janar dhe përmbyllet me Gala Mbrëmjen, ku shpallen fituesit në të gjitha kategoritë artistike dhe krijuese të “Flaka e janarit 2026”.

Share This:

Tags: Flaka e janarit 2026 Talia e flakes 2026
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

Foto nga bora dhe akulli në SHBA.

28 January 2026
Arte tjera

“God Bless America” trazon publikun në natën

28 January 2026
Featured

Lajm i trishtë! Ndërroi jetë Driton Aliu,

27 January 2026
Futboll

Garë shumë e fortë për Këpucën e

27 January 2026
RELATED Stories for you
Arte tjera Featured Kulturë Lajme Teatër

Nga ironia e skenës te pasqyra e

25 January 2026

Me shfaqjen “Dramë për të qesh” nga Teatri i Tetovës u hap edicioni i

Ciceroni Featured Kulturë Lajme Letërsi Librari

“Flaka e Janarit 2026″ – 30 vjetori

24 January 2026

Kanë vazhduar aktivitetet e manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”- 2026, edhe këtë të shtune

Arte tjera Kulturë Lajme Teatër

Të shtunën fillon festivali i dramës origjinale

21 January 2026

Aktivitetet e manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2026 po vazhdojnë. Mbrëmjen e shtune të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.