Monday 15 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

IKD: KPM po cenon seriozisht lirinë e mediave, po merr kompetenca që nuk i takojnë

Trishtim në Gjilan: Ndahet nga jeta afaristi i njohur Gazmend Alidemi – “Gazi”

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen e rrugëve me beton

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur për investime dhe partneritete të reja

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve të bizneseve nga India

Parashikimi i motit për të enjten, 11 qershor 2026

Sonte nis Botërori më i madh në histori: 48 kombëtare, 104 ndeshje dhe një muaj

Vendet e plotësuara në kohë rekord – Nis numërimi mbrapsht për “Rilindja Kids Tournament 2026”

Gjilan: Tri veprimtari për 81-vjetorin e lindjes dhe 30-vjetorin e amshimit të Beqir Musliut

Poeti dhe artisti italian Raffaele Icaruso nderon dëshmorët dhe luftëtarët e UÇK-së

 Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini” shënon Ditën e Shkollës
Lajme

Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini” shënon Ditën e Shkollës

15 May 2026 0 Comment 5 min read

AA

Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan ka shënuar Ditën e Shkollës me një manifestim të organizuar në një ditë të veçantë për institucionin, ku morën pjesë udhëheqja e shkollës, mysafirë, mësimdhënës, nxënës dhe donatorë.

Arben Zeqiri, në cilësinë e moderatorit, theksoi se në këtë ditë të veçantë të 15 Majit, zemra e çdo nxënësi, mësimdhënësi dhe punëtori të Gjimnazit “Zenel Hajdini” rreh më fort, pasi me krenari festojnë historinë dhe traditën e një institucioni me mbi 80 vite rrugëtim – një vatër dijeje që ka edukuar breza të tërë dhe ka lënë gjurmë të rëndësishme në arsim dhe shoqëri.

Drejtori i shkollës, Ilir Vokshi, tha se përveç Ditës së Shkollës, po festohen edhe përkushtimi, sukseset dhe vlerat e kësaj vatre të dijes, edukimit dhe formimit të brezave të rinj. Ai shprehu mirënjohje për mësimdhënësit që kanë kontribuar ndër vite, për nxënësit që janë krenaria e shkollës dhe kërkoi vazhdimin e rrugës së dijes, suksesit dhe vlerave.

Nxënësja Ardita Ajvazi u paraqit me një pikë muzikore, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e nxënësve të kësaj shkolle.

Në këtë shkollë ka nxënës që, me talentin, disiplinën dhe angazhimin e tyre, kanë arritur rezultate të larta në lëndë të ndryshme mësimore, gara dhe aktivitete brenda dhe jashtë shkollës, duke ngritur lart emrin e institucionit. Çdo sukses i tyre u cilësua si dëshmi se puna, vullneti dhe mbështetja e përbashkët japin fryte.

Me këtë rast u shfaq edhe një dokumentar me aktivitete dhe angazhime të përzgjedhura të nxënësve gjatë vitit shkollor. Gjithashtu, u ndanë mirënjohje për miq dhe donatorë, si dhe u shpreh respekt për të gjithë mësimdhënësit që me profesionalizëm dhe përkushtim vazhdojnë ta mbajnë të fortë emrin e shkollës.

Mirënjohje të veçantë morën edhe drejtuesit e mëparshëm të shkollës për kontributin e tyre ndër vite në ngritjen e Gjimnazit “Zenel Hajdini” si shembull i disiplinës, profesionalizmit dhe suksesit.

Ky vit u vlerësua si i suksesshëm edhe në zhvillimin profesional të mësimdhënësve. U nderuan mësimdhënësit që kanë përfunduar me sukses trajnimin për Vlerësimin e Performancës në Mësimdhënie, duke u pajisur me certifikata për 20 orë zhvillim profesional. Certifikatat u shpërndanë nga Prof. Ever Këqiku, udhëheqës i organizatës KCIC.

Programi artistik vazhdoi me një interpretim muzikor nga nxënësi Egzon Robelli.

Në fund, u ndanë mirënjohje edhe për nxënësit për angazhimin dhe arritjet e tyre, ndërsa maturantet Ardita Ajvazi dhe Edrena Maliqi, kryetare e shkollës, u falënderuan për kontributin dhe vitet e kaluara në këtë institucion.

Share This:

Tags: Shkolla Zenel Hajdini
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

IKD: KPM po cenon seriozisht lirinë e

14 June 2026
Lajme

Trishtim në Gjilan: Ndahet nga jeta afaristi

14 June 2026
Sport

Agim Spahiu – një emër që la

14 June 2026
Lajme

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen

12 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

ShML “Zenel Hajdini” krenare: Ish nxënësi Endi

26 April 2026

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nëntoger Endi Sherifi, ka arritur sukses të

Lajme

U mbajt mbledhje përkujtimore për profesorin Nexhat

12 September 2025

Në Gjimnazin Shoqëror ‘’Zenel Hajdini” është mbajtur mbledhje përkujtimore për profesorin e gjeografisë Nexhat

Lajme

Gjimnazi ” Zenel Hajdini” shënoi edhe një

15 May 2025

Gjimnazi ” Zenel Hajdini” shënoi edhe një përvjetor – Fjala e drejtorit, Jeton Rexhepi

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.