Sunday 8 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Afrona kurorëzon dashurinë dhe partneri i saj nuk është i panjohur

Sky Sport: Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas

Rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan përfundon edhe me shenjëzimin, parashihet aneks-kontratë për finalizimin e projektit

REVOLTA ARTISTIKE BARDH FRANGUT

371 kandidatë në garë për 34 pozita të prokurorëve të rinj të shtetit

Gjilani i dha lamtumirën e fundit Bajram Isufit: “Kujtimi yt do të jetojë mes nesh”

Kurti: Gjatë vitit 2025, 171 mjekë u kthyen për të jetuar dhe punuar në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën, 07.11.2026

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

Ahmet Isufi me dedikim për Bajram Isufin: Njeri i idealit të lirisë dhe i përkushtuar

 ‘Festa e Futbollit’ nisi në Gjilan me FC Dritën
Futboll Sport Superliga e Kosovës

‘Festa e Futbollit’ nisi në Gjilan me FC Dritën

17 August 2023 0 Comment 6 min read

AA

Sot ka filluar karvani ‘Festa e Futbollit’ në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kompanisë Artmotion, që promovon fillimin e edicionit të ri 2023/2024 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kjo ngjarje madhështore ndalesën e parë e pati në Gjilan, ku bashkë me FC Drita, tifozë, futbollistë, klientë dhe personalitete të futbollit u festua fillimi i edicionit të ri, ndeshjet e të cilit edhe sivjet do të transmetohen ekskluzivisht nga Artmotion, duke ofruar një shërbim të mirëfilltë për tifozët dhe pasionantët e futbollit.

Viktor Krasniqi, drejtor i shitjes në Artmotion, gjatë këtij eventi theksoi se Artmotion vazhdon të mbetet shtëpia e sportit në Kosovë, duke ofruar mundësinë për të ndjekur ngjarjet sportive më të rëndësishme, si futbolli, basketbolli, tenisi, Motogp, Formula 1, xhudo, boksi dhe shumë sporte tjera.

“Artmotion konfirmon edhe një herë tjetër se është shtëpia e sportit, ku i gjeni të gjitha sportet. Platforma ofron 41 kanale sportive, duke përfshirë më shumë se 30 liga lokale dhe ndërkombëtare”, tha Krasniqi.
Ai gjithashtu u bëri thirrje tifozëve që përmes pikave të shitjes së kësaj kompanie të informohen rreth pakove sportive të ofruara nga Artmotion.

E kjo ngjarje nuk ishte vetëm një moment prezantimi i sezonit të ri, por edhe një mundësi e mirë për tifozët dhe qytetarët gjilanas për të takuar futbollistët e tyre të preferuar të FC Drita dhe për të marrë autografe e për të pozuar me ta. Almir Ajzeraj, një nga lojtarët kyç të FC Drita, shprehu ndjenjat e kënaqësisë që ndjen për të takuar dhe përshëndetur fansat e skuadrës së tij.

“Është një kënaqësi e veçantë të takosh tifozët dhe të ndash momente të këndshme me ta. Dashuria dhe mbështetja që marrim nga tribunat janë burim frymëzimi për ne dhe na ndihmojnë të vazhdojmë rrugën tonë drejt suksesit. Gëzuar me FC Drita fillimi i këtij sezoni të mrekullueshëm!”, u shpreh Ajzeraj.

Ky është vetëm fillimi i një sezoni të ri përplot pasion dhe emocione të futbollit, me shpresën dhe ndjenjën e padiskutueshme se ky sezon do të sjellë momente të jashtëzakonshme për tifozët e futbollit në të gjithë Kosovën, si në tribuna ashtu edhe përmes ekraneve televizive në platformën ‘Artmotion’.

Në të ardhmen, FC Drita do të luajë ndeshjet e saj në shumë qytete të tjera të Kosovës, dhe për të qenë në dijeni të datave dhe ndeshjeve të ardhshme, ju ftojmë të ndiqni postimet dhe njoftimet e FFK-së dhe Artmotion në rrjetet sociale.

Urime edicioni i ri i Albi Mall Superligës së Kosovës. Le të mbretërojë spektakli, emocionet, rivaliteti dhe ‘fair-play’.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Afrona kurorëzon dashurinë dhe partneri i saj

8 November 2026
Opinione

Musa I. Ahmeti – HOGOSHTI – FSHAT

8 November 2026
Lajme

Sky Sport: Edon Zhegrova mund të jetë

8 November 2026
Lajme

Rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan përfundon edhe

8 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Afrona kurorëzon dashurinë dhe partneri i saj

8 November 2026

Afrona Dika ka surprizuar ndjekësit me lajmin e martesës! Përmes një kolazhi fotografish të

Opinione

Musa I. Ahmeti – HOGOSHTI – FSHAT

8 November 2026

Një vend ku historia, atdhedashuria, sakrifica, dituria dhe kultura kanë lënë gjurmë të pashlyeshme

Lajme

Sky Sport: Edon Zhegrova mund të jetë

8 November 2026

Rasti i shumë-pritur po vjen. Sulmuesi Edon Zhegrova mund të ketë sonte (e diele)

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.