Wednesday 5 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Edon Zhegrova me akuza të rënda ndaj përgjegjësve të përfaqësueses së Kosovës
Futboll Kampionati Europian Sport

Edon Zhegrova me akuza të rënda ndaj përgjegjësve të përfaqësueses së Kosovës

15 November 2023 0 Comment 4 min read

AA

Edon Zhegrova ka bërë akuza të rënda ndaj përgjegjësve në përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Ai ka lënë të kuptohet se i është mbyllur dera e Kosovës për ndeshjet me Zvicrën dhe Bjellorusinë.

Edon Zhegrova ka reaguar në llogarinë e tij lidhur me mosprezencën e tij në ndeshjet e Kosovës në muajin nëntor.

Zhegrova ka bërë një deklaratë “bombastike”, teksa ka treguar arsyet e mosprezencës së tij.

Ai e ka denoncuar situatën katastrofale të tij në kombëtare.

Ky është reagimi i tij i plotë:

“U rrita në Prishtinë me ëndrrën që një ditë do të luajë për Kombëtaren time.Edhe pse deri sa e krijuam Kombëtaren e Kosovës, mua mu ofruan shumë oferta, shumë joshje të jem diku tjetër, por për mua ishte vetëm një ëndërr, të luajë për atdheun tim, për Kosovën. Me muaj të tërë më kanë joshur tjerët me lloj-lloj oferte, ndërsa për Kosovën kam vendosur për 1 minutë bisedë me të ndjerin Fadil Vokrri, sepse e kam dëgjuar zemrën. Të dashur tifozë, ditët e fundit erdha në pikëpyetje të luajë apo mos të luajë nga njerëz brenda kombëtares, ata që vendosin për fatin e Kosovës në forma individuale dhe asnjëherë zyrtare. Të them të vërtetën, shumë herë isha pengesë e disa personave në kombëtare dhe thashethemet ishin drjetuar kundrejt meje shpesh por nuk kam folur asnjëherë vetëm të mos e prishi harmoninë e kombëtares, sepse kombëtarja është mbi të gjithë, mbi intrigat e thashethemet e njerëzve amatorë kundrejt meje. Ndeshjen e fundit nuk pata mundësi të jem pjesë e Kosovës për arsye tashmë të njohura pavarësisht dëshirës time të madhe. Ua kam bërë të ditur që për ndeshjet tjera dua të jem aty të ndihmojë kombëtaren me vullnetin maksimal por përgjigja e tyre ishte: Nëse nuk vjen këtë ndeshje, harroji edhe ndeshjet tjera, nuk po na duhesh. E çuditshme, sepse jam në formën më të mirë dhe dua të kontribuoj dhe të sakrifikojë gjithçka për Kombëtaren time. Njerëzit në kombëtare e dinë, që unë shpesh kam luajtur i lënduar dhe kam sakrifikuar edhe karrierën për fanellën e Kosovës. Ndaj Rumanisë, kam ardhur, kam luajtur ‘me një këmbë’, dhe asnjëherë nuk jam ankuar sepse këtë e bëj për nderin e shtetit dhe popullit dhe jo për njerëzit injorantë që bëjnë kalkulime dhe nuk ja duan të mirën e vendit! Shumë njerëz dhe dashamirë të mi më shkruajtën dhe më pyetën prandaj desha të jap këtë sqarim. Dhe asnjëherë nuk do të heshti ndaj padrejtësive. Unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë ‘Biri yt, Kosovë’. I juaji, Edon Zhegrova”,

Share This:

Tags: FFK Zhegrova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport Superliga e Kosovës

FFK NIS TRAJNIMIN E GJENERATËS SË TRETË

4 July 2026

Sot ka nisur programi i ligjëratave për gjeneratën e tretë të zyrtarëve VAR/AVAR të

Futboll Lajme Sport

Futbolli kosovar në zi, FFK shpreh ngushëllime

7 June 2026

Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen tragjike dhe

Futboll Lajme Sport

FFK uron Kombëtaren e futsallit për fitoren

10 April 2026

Kreu i Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar Kombëtaren e Kosovës në futsall

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.