Wednesday 5 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05. 11. 2025.) E mërkurë

VV-ja e mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

Mblidhet LVV, votohet mandatari për kryeministër

Avonet kërkon anulimin e vendimit për projektbuxhetin e vitit 2026

Lindin mbi 20 mijë fëmijë gjatë nëntë muajve në Kosovë

Spiropali do ta vizitojë Thaçin në Hagë

Parashikimi i motit për të hënën, 03 nëntor 2025

Murati: PDK dhe LDK po refuzojnë të krijojnë Komisionet Parlamentare

Kryetari Hyseni: Gratë dhe vajzat, do t’i kemi në fokus edhe në të ardhmen

Rezultate e para për Komunën e Tetovës, këto janë rezultatet

 Delegacioni i WSG University nga Polonia po zhvillon vizitë zyrtare në UKZ
Lajme

Delegacioni i WSG University nga Polonia po zhvillon vizitë zyrtare në UKZ

2 December 2024 0 Comment 4 min read

AA

Një delegacion i përbërë nga përfaqësues të WSG University të Polonisë po qëndron për një vizitë zyrtare në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Kjo vizitë dyditore ka për qëllim të krijojë dhe forcojë lidhjet ndërinstitucionale midis dy universiteteve, duke ofruar mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik. Delegacioni i përbërë nga Doc. Dr. Eweling Gdaniec, Zëvendës Rektore për Arsimin në WSG University, dhe Bartosz Szczepaniak, Shef i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare, fillimisht janë pritur në takim nga Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, i shoqëruar nga Egzona Rexhepi, u. d. udhëheqëse e Divizionit për Projekte dhe Mobilitet, dhe Betim Berisha, u. d. udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime.

Pas këtij takimi, delegacioni ka zhvilluar bisedime me Rektorin Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, si dhe me Prorektorët e UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Shpresa Qamili prorektore për mësimdhënie dhe çështjeve të studentëve, Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa, prorektor për buxhet, financa dhe infrastrukturë, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte, Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli prorektore për hulumtime dhe kërkime shkencore dhe Prof. Ass. Dr. Voglushe Kurteshi prorektore për zhvillim akademik dhe cilësi. Këto takime kanë shërbyer si platformë për të diskutuar një sërë çështjesh dhe projektesh të përbashkëta që do të pasurojnë ofertat akademike dhe kërkimore të të dy institucioneve.

Diskutimi kryesor gjatë vizitës ka të bëj me zhvillimin e programeve të përbashkëta në fushat e shkencave kompjuterike si dhe ne zhvillimin e një programi të ri për UKZ-në atë të Infermierisë duke u mbështetur në përvojën dhe programin e Infermierisë të WSG University, me fokus të veçantë në nevojat dhe interesat e përbashkëta të dy universiteteve, për diploma të dyfishta dhe programe doktorature, hapja e mundësive për studentët që të përfitojnë diploma të njohura ndërkombëtarisht nga të dy universitetet, si dhe zhvillimi i një programi doktorature për kërkuesit e rinj. Po ashtu janë diskutuar edhe përfshirja e përbashkët në programe si: ICM KA-171 dhe Erasmus CBHE, për shkëmbime studentore dhe zhvillim të kapaciteteve akademike; Horizon Europe, për projekte kërkimore dhe inovative në nivel ndërkombëtar, planifikimin e organizimit të një shkolle verore dhe një konference vjetore, që do të shërbejnë si platforma për ndarjen e njohurive dhe krijimin e rrjeteve profesionale, inkurajimi i stafit akademik të UKZ-së për të publikuar punimet e tyre në revista të WSG University, të cilat janë të indeksuara në Scopus, duke rritur kështu dukshmërinë ndërkombëtare të kërkimit shkencor nga UKZ.

Dy universitetet synojnë të ndërtojnë një partneritet të qëndrueshëm që do të kontribuojë në avancimin e cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Shëndeti

Ju del gjumi natën? – Vuani nga

5 November 2025
Pajisje teknologjike

Rritni shpejtësinë e kompjuterit tuaj me këto

4 November 2025
Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.

4 November 2025
Futboll

Munishi dorëhiqet nga Dukagjini

4 November 2025
RELATED Stories for you
Ciceroni Njoftime

UKZ – Thirrje për Aplikime: Shkolla Dimerore

4 November 2025

Të nderuar studentë, Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se është hapur thirrja për aplikime për EU Winter School 2025,

Sport

Ka filluar vizita studimore njëjavore e mësuesve

3 November 2025

Në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” (UKZ) dhe Shkollës

Lajme

UKZ drejt bashkëpunimit me investitorin holandez për

31 October 2025

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Porf. Asoc. Dr. Artna Dërmaku, ka

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.