Tuesday 24 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari Haliti shpërndau 14 plugje për fermerët e Vitisë

Sibel Halimi doktoron me temën “Trupi si konstrukt shoqëror”, kontribut për zhvillimin e sociologjisë në

Vidhen mbi 275 mijë euro nga një lokal në Prishtinë, Policia jep detajet

Turneu shkollor i futbollit në shenjë të 28 Nëntorit, shpërblehen ekipet fituese

Nxënësit e Kamenicës vizitojnë KFOR-in Turk në Prizren, njihen me trashëgiminë historike e kulturore

Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të Policisë së Kosovës, këta janë emrat

Kamenica përgatitet për 28 Nëntorin, ekspozitë kolektive me artistë në Shtëpinë e Kulturës

Fakulteti i Shkencave Sociale në UKZ organizoi trajnim për analizën statistikore të të dhënave

Gjykata Themelore në Gjilan i cakton një muaj paraburgim të pandehurit për mashtrim

Kurti në 27-vjetorin e ShKK-së: Kemi arsye për krenari, por edhe përgjegjësi për të ardhmen

 Big Mama mes lotësh rrëfen tragjedinë që për pak i mori jetën – VIDEO
Kulturë Lajme Muzikë

Big Mama mes lotësh rrëfen tragjedinë që për pak i mori jetën – VIDEO

4 December 2023 0 Comment 4 min read

AA

Këngëtarja e njohur Big Mama ka bërë një rrëfim për jetën e saj personale. Ajo tregoi se çdo gjë që ka arritur deri më sot i është falënderuese babait të saj, pasi falë mbështetjes së tij artistja ia arriti të tejkalonte të gjitha sfidat e jetës.

Teksa u pyet se ku e merr energjinë që gjithmonë është kaq pozitive, Big Mama tha se nuk i kanë ndodhur shumë gjëra të bukura në jetë, por pavarësisht kësaj është bërë më e fortë.

Nga ana tjetër këngëtarja tregoi për dy tragjedi që i kanë ndodhur asaj, ku në një prej të cilave desh humbi edhe vetë jetën.

“Gjithçka që kam arritur në jetë i jam falënderuese babit tim. Unë vij nga Tetova, një qytet i vogël dhe fanatik e kanë quajtur më herët sepse tani kanë ndryshuar kohërat, por që të vijë një vajzë me shpirt rebel kështu si jam unë nga Tetova duhet të kesh për prind një burrë tamam si babi im, që më ka mbështetur, nuk ka dëgjuar fjalët e botës. Prandaj kam dalë e suksesshme prej babit im”, ka thënë Big Mama.

“Jam bërë më e fortë. Jeta të bënë më të fortë. Edhe pse të gjithë e dinë natyrën time, që jam gjithmonë e buzëqeshur, me humor, shpërthyese. Sa herë që më shohin njerëzit ma bëjnë gjithmonë këtë pyetjen, “ku e merr këtë energjinë dhe si arrin gjithmonë të jesh pozitive?”. Mua nuk më kanë ndodhur shumë gjëra pozitive në jetë Erjonë, madje mund të them me plotë gojën që kam pasur shumë tragjedira. Kam hequr shumë në jetë, kam pasur një rrugëtim shumë të vështirë, por këto më kanë bërë më të fortë.

Big Mama ka treguar disa nga momentet e vështira të jetës së saj.

“Po mund ta fillojmë të themi se qysh në moshën 17-18 vjeçare kam humbur shokun e parë të ngushtë të jetës. Ndërroi jetë shoku i parë dhe për një vajzë 17-18 vjeçare është diçka e rëndë për t’u përjetuar. Më pas, në Strugë po prapë humba një tjetër shok të ngushtë. Aty u mbyta dhe unë, por u ktheva në jetë për së dyti. Ka ndodhur një incident para shumë vitesh. Ishim në liqenin e Ohrit me një motor uji, ndodhi një problem, ramë nga motori, të dy e humbëm vetëdijen. Se si na kanë nxjerrë, se si kemi shpëtuar nuk e di. Vetëm kur hapa sytë në spital. Mjekët na kthyen shpirtin dhe zemrën, por atij nuk i funksiononte më truri. Unë e kam pasur të shkruar të jem gjallë, ai ndërroi jetë”, tha Bigi.

Share This:

Tags: Big Mama
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kryetari Haliti shpërndau 14 plugje për fermerët

24 November 2026
Lajme

Sibel Halimi doktoron me temën “Trupi si

24 November 2026
Lajme

Vidhen mbi 275 mijë euro nga një

24 November 2026
Champions League

Nëntë ndeshje në Ligën e Kampionëve, në

24 November 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.