Friday 15 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

REL: Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

Trump flet rrugës për në Alaska: Kam vënë re se Putini po sjell shumë biznesmenë

Policia: “Nuk u mbijeton plagëve – ndërron jetë i aksidentuari në Lladovë të Gjilanit”

“Rrezik i lartë!” – Trump me mesazh të shkurtër para samitit me Putinin

Universiteti “Kadri Zeka” njofton se është rikthyer në funksion SMU

Kamenicë: Është pensionuar aktivisti i dalluar, Haqif Agaj

Gjilan: Arrestohen 21 persona në zbatim të planit operativ për ekzekutimi i urdhëresave gjyqësore

Sindikata e Re e KEK-ut proteston para zyreve të KOSTT-it

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Aktivitete javore në trafikun rrugor

Shpërndahen 5 krerë gjedhe për fermerët e Komunës së Gjilanit

 Ars Clubi “BEQIR MUSLIU”, NIS VEPRIMTARITË LETRARE TË VJESHTËS
Kulturë Letërsi

Ars Clubi “BEQIR MUSLIU”, NIS VEPRIMTARITË LETRARE TË VJESHTËS

20 October 2024 0 Comment 7 min read

AA

Gjilan 19 dhjetor 2024 – Nëntëmbëdhjetë tetori i këtij viti në Gjilan shënon nisjen e veprimtarive letrare të edicionit të 15-të të “Vjeshtës letrare…”, të cilat i ka ideuar dhe i organizon asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, Ars Clubi “Beqir Musliu, në bashkëpunim dhe me Bibliotetkën e qytetit, “Fan S. Noli”.

Pas mirëseardhjes dhe përshëndetjes për të pranishmit nga ana e Mr. Liridonë Mehmetit, e cila udhëhoqi veprimtarinë e parë hapëse të këtij edicioni, drejtuesi i Ars Club “Beqir Musliu”, shkrimtari Sabit Rrustemi, mes tjerash theksoi se nga 18 tetori i vitit 2010, kur nisi këtë Manifestim, wshtw arritur deri te ky 19 tetor i vitit 2024, për ta nis së realizuari Edicionin e 15-të, me po të njëjtin mision si dhe vullnet, madje tash, edhe me një përvojë e traditë të krijuar letrare, të trashëguar nga pararendësit e kësaj fushe: Ali Huruglica, Rexhep Elmazi, Beqir Musliu, Musa Ramadani, Mirko Gashi, Ibrahim Kadriu, Ramadana Mehmeti, Hasan Bunjaku… prej të cilëve mësuam se çka është vlera letrare dhe, sa mund e dije na duhet për ta shpalosur po këtë vlerë, në publik.

Duke e vazhduar më tej fjalën e tij të rastit, shkrimtari Rrustemi potencoi se, kjo “Vjeshtë letrare” që atë kohë përuroi dy librat e parë që i botuam atë vit, tash kur po i afrohemi edhe botimit të 200-të, paraqet qysh në hapje, 6 libra të rinjë poezish, ndërsa librat tjerë në prozë, në kritikë letrare e publicistikë, të botuar gjithashtu gjatë këtij viti, i lë për përmbyllje të këtij edicioni, bashkë edhe me 5 numra të revistës letrare “AGMIA”, duke e kaluar kështu shifrën prej 20 botimesh letrare.

“E, nga botimet e sivjeme, vetëm tri sosh janë mbështetur nga MKRS-ja, si dhe Kompleti i veprave të Ali Huruglicës, që pret ta shoh dritën deri kah mesi i dhjetorit. Po, edhe për kaq ne iu themi faleminderit e, veçmas për veprat e Ali Huruglicës që lexuesit , e në veçanti shkollarëve tanë, iu rikthehen me një përgatitje të denjë si nga ana profesionale ashtu edhe nga përkujdesja teknike, sepse e meriton ky emër i çmuar e letërsisë sonë për fëmijë”, theksoi z. Rrustemi.

Më pas, kritiku letrar e poeti Nexhat Rexha, si njëri nga shtyllat kryesore të këtij klubi shkrimtarësh, paraqiti një vështrim të thuktë letrar, për pesë vëllimet poetike, botuar nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”,: “Netët e Karadakut” të shkrimtarit Ibrahim Kadriu, që vjen si ribotim me ndryshime pas 55 vjetësh, “Frymë atdhe-dashurie”, të kompozitorit Izet Kallaba, “ Kur dielli Lind në bebëza”, të poetes së re, Zanë Mali, si dhe “Dritën ti e ndeze” të poetit Ibush Vishi, e “Uni i ndarë” të Kaltrinë Berishës, gjithashtu poete e re që solli librin e saj të parë.

Ndërsa për librin e gjashtë poetik të këtij viti, “Era shtegton hullive të ëndrrave” ( me 8 poetë nga Italia e jugut”, foli më gjerësisht, studiuesi letrar, Anton Nikë Berisha.

Më pas, poetët e pranishëm, Izet Kallaba, Ibush Vishi, Zanë Mali e Kaltrinë Berisha, para një publiku të respektuar, unë shenjë falënderimi u paraqitën me nga një poezi.

Në përmbyllje, organizatori i “Vjeshtës letrare”, krijuesve e ardashësve të pranishëm ua dha falas numrin më të ri të revistës AGMIA.

Veprimtaria e radhës së këtij edicioni është planifikuar për t’u mbajtur më 26 tetor, ora 15:00h, në bibliotekën e qytetit, ku do të përurohet romani i Mehmetali Rexhepit, “Lëkura e gurit”.

Share This:

Tags: ARS Club Beqir Musliu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

“Do t’i shkatërronim të gjithë”, Leao i

15 August 2025
Sport

Këto janë përfitimet e klubeve të Kosovës

15 August 2025
Lajme

REL: Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në

15 August 2025
Lajme

Trump flet rrugës për në Alaska: Kam

15 August 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme

Ars Clubi “Beqir Musliu” shpall veprat më

29 December 2022

Juria letrare e ARS Club “Beqir Musliu” në përbërje: Sadete Tërnava – Osmani, Nexhat

Kulturë Lajme

“Bie perdja” e Manifestimit Kulturor “Vjeshta Letrare

17 December 2022

Emra të shquar të letrave, e “pena të mprehta dhe stërholluara krijuese”, kanë marrë

Kulturë Lajme

Zgjedhja e fituesit të Çmimit Letrar “Beqir

27 November 2022

Juria profesionale në përbërje : Prof. Dr Sadete Tërnava Osmani – ligjëruese universitare dhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.