ARRESTOHET BABAI/GJYSHI I DY VIKTIMAVE NË DEMIRAJ, RASTI CILËSOHET “VRASJE E RËNDË”
Policia: Dyshohet se ngjarja ka ndodhur brenda familjes. Lajmin për TV Gjani e ka konfirmuar toger Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan.
Gjilan – Policia e Kosovës ka arrestuar babain e dy viktimave të gjetura të pajeta mëngjesin e sotëm në fshatin Demiraj të Gjilanit. Rasti është cilësuar si “Vrasje e Rëndë”.
Sipas njoftimit të Zëdhënësit të Policisë Rajonale në Gjilan, toger Ismet Hashani, më 01.11.2026 rreth orës 08:47 është pranuar informacioni për dy trupa të pajetë në një shtëpi. Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore të lindur në vitin 1999 dhe për një foshnjë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat ishin pa shenja jete.
“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes”, thuhet në njoftim.
Në cilësinë e personit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës, 65 vjeçar, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Hetimet për ndriçimin e plotë të rrethanave janë duke vazhduar.
NJOFTIMI I PLOTË NGA POLICIA RAJONALE GJILAN:
Arrestohet personi i dyshuar lidhur me rastin “Vrasje e Rëndë”
Më 01.11.2026 rreth orës 08:47, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë.
Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes, ku në cilësin e përsonit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës (gjashtëdhjet e psesë vjeçarë), i cili me vendim të prokirorit është ndaluar për 48 orë.
Në bashkpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si “Vrasje e Rëndë”.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë, mbesin të përkushtuar në hetimin dhe trajtimin profesional të rastit.
