Thursday 28 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfshirja e komuniteteve në proceset e shtetit, thelbësore për realizimin e të drejtave të tyre

Ramush Haradinaj e përjashton Adem Hoxhën nga Grupi parlamentar i AAK-së

VV-ja prezanton kandidatët për Prishtinën, Kurti thotë se Çeku synon transformimin e kryeqytetit

Një muaj paraburgim për pilotin ushtarak kroat dhe të dashurën e tij serbe që akuzohen

Arbër Ismajli paralajmëron hyrje në garë me program qeverisës 4-vjeçar

Pas zgjedhjes së kryetarit, Kuvendi ngelet gjysmë – sytë te seanca e sotme

Hyseni: “Punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi – po finalizohet”

Ekzekutohen pagesat e para për aplikuesit për tekstet shkollore

Dogana parandalon kontrabandën e duhanit dhe produkteve të falsifikuara në Bërnjak

Mehmetali Rexhepi – Meti, dedikim: Shoku im, dëshmitar i ëndrrës për atdhe

Lajme

Arifi: Qeverisja aktuale, ka trajtuar 99% më shumë kërkesa në raport me të njëjtën periudhë raportuese të qeverisjes së kaluar

12 November 2024 0 Comment 7 min read

AA

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, sipas parametrave më të rëndësishëm, në mes të qeverisjes së kaluar dhe aktuales, nga viti (2019-2021)- (2022 deri në fund të tetorit të vitit 2024) ka shënuar rezultate shumë të mëdha.

Drejtori Ali Arifi, tregon se lëndë të trajtuara në vitin 2019 ishin 894 lëndë, më 2020 ishin 448 lëndë dhe më 2021 (deri në fund të tetorit) ishin 456 lëndë.

Sipas tij pra ishin gjithsejtë 1798 lëndë.

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tregoi se në vitin 2022 ishin 923 lëndë, në vitin 2023 ishin 1. 544 lëndë dhe sivjet më 2024 (deri në fund të tetorit) ishin 1.110 lëndë.

Pra gjithsejtë ishin 3.577 lëndë.

“Nga të dhënat e prezantuara konstatohet se në DUPMM-ja, gjatë qeverisjes aktuale, për të njëjtin interval kohor raportues, janë trajtuar 1779 lëndë më shumë, shprehur në % = 199% se sa gjatë qeverisjes së kaluar”, tha Ali Arifi.

Më tej drejtori i DUPMM-së, tregoi edhe për sipërfaqen ndërtimore për të cilat janë lëshuar leje ndërtimore.

Sipas raportit në vitin 2019 ishin 138. 870 m2, më 2020 ishin 100.313 m2 dhe më 2021 (deri në fund të tetorit) ishin 100.234 m2.

Sipas drejtorit ishin gjithsejtë 339. 417 m2.

Ndërsa sipas tij më 2022 ishin 87.776m2, më 2023 ishin 251.425m2 dhe sivjet më 2024 (deri në fund të tetorit) janë 186. 072m2.

Gjithsej janë lëshuar leje ndërtimore për 525.273m2.

“Nga të dhënat e prezantuara konstatohet se në DUPMM, gjatë qeverisjes aktuale, për të njëjtin interval kohor raportues, janë lëshuar leje ndërtimi, për sipërfaqe ndërtimore, 185. 856 m2 më shumë, shprehur në % = 155% se sa gjatë qeverisjes së kaluar”, tha drejtori Ali Arifi.

Sipas tij mjetet financiare të inkasuara në vitin 2019 ishin 834.353 euro, më 2020 ishin 619.446 euro. Më 2021 (deri në fund të tetorit) ishin 670.669 euro.

Ali Arifi tha se ishin gjithsej: 2.124.468 euro.

Ndërsa sipas tij në vitin 2022 ishin 543.218 euro, më 2023 ishin 1.803.539 euro, sivjet më 2024 (deri në fund të tetorit) janë 961. 494 euro.

“Gjithsej janë 3.308.251 euro. Nga të dhënat e prezantuara konstatohet se në DUPMM, gjatë qeverisjes aktuale, për të njëjtin interval kohor raportues, janë inkasuar mjete financiare në vlerë 1.183.783 euro më shumë, shprehur në % = 156% se sa gjatë qeverisjes së kaluar”, tha Ali Arifi.

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se interesant është të potencohet fakti se vetëm gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, periudhë kjo e tranzicionit të pushtetit nga qeverisja e kaluar në qeverisjen aktuale, nga DUPMM, janë lëshuar leje ndërtimore për sipërfaqe të ndërtimit 176. 899 m2, që është për 76,665 m2 më shumë se për 10 muajt paraprak të vitit 2021, apo shprehur në %= 176%.

Sipas tij po ashtu gjatë kësaj kohe ishin inkasuar mjete financiare në vlerë 882.331 euro, që është për 211,662 euro, më shumë se për 10 muajt paraprak të vitit 2021, apo shprehur në %= 132%.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Të gjitha reagimet:

2323

Share This:

Tags: Arifi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Drita shkruan historinë: Kualifikohet për herë të

28 August 2025
Sport

Differdange – Drita, formacionet zyrtare

28 August 2025
Lajme

Përfshirja e komuniteteve në proceset e shtetit,

28 August 2025
Lajme

Ramush Haradinaj e përjashton Adem Hoxhën nga

28 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Arifi: Vetëvendosje ka përçarë spektrin politik të

8 April 2023

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje,

Lajme

Kryetari i Preshevës deponoi kallëzim penal në

7 February 2023

Kryetari Komunës së Preshevës , Shqiprim Arifi të martën ka dorëzuar Kallëzim Penal në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.