Tuesday 28 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

 Argëtuese: Ja çka i tha, e si e befasoi, zonja amerikane shqiptarin që ia zgjodhi bostanin (shalqirin) më të shijshëm e më të pjekur…
Kuriozitete

Argëtuese: Ja çka i tha, e si e befasoi, zonja amerikane shqiptarin që ia zgjodhi bostanin (shalqirin) më të shijshëm e më të pjekur…

9 July 2023 0 Comment 7 min read

AA

Një shqiptar që jeton në Amerikë vajti të blejë një bostan në pazar.

Si zakonisht, ai filloi ti trokasë me gisht bostanët derisa më në fund vendosi të zgjedhë një prej tyre. Një zonjë amerikane që u gjend pranë tij, e kishte vënë re “vesin” e shqiptarit në përzgjedhjen e bostanit dhe e pyeti me mirësjellje: ”Më falni, po përse e trokisni me gisht bostanin para se ta blini?”

Shqiptari iu përgjigj: ”Që të zgjedh bostanin më të pjekur të mundshëm. Në vendin tonë e kemi zakon që kur zgjedhim një kokërr bostani, e godasim me gisht para se të vendosim ta blejmë, dhe nga tingulli kuptojmë cili tingull është më i kumbueshëm, dhe e dijmë se bostani është më i ëmbël e më i shijshëm pasi është më i pjekur.”

Zonja amerikane i tha: ”Sa mirë, a mund të më zgjedhësh edhe mua një kokërr të lutem?”

Shqiptari u ndje i vlerësuar me traditën shqiptare në zgjedhjen e bostanit, prandaj ia nisi punës menjëherë derisa i zgjodhi një kokërr të pjekur mirë.

Amerikania, e falënderoi dhe para se të largohej e pyeti: ”Më ndjeni zotëri, por nga jeni ju?”

Shqiptari iu përgjigj: ”Jam nga Shqipëria zonjë.”

Amerikania buzëqeshi dhe i tha: ”Do të bënit mirë që edhe politikanët e zyrtarët tuaj ti zgjidhnit njëlloj si bostanin!”

***

5 rregullat për ta përzgjedhur një bostan fantastik

Momenti kur pret shalqirin në një ditë të nxehtë vere është thikë me dy presa.

Dëshira për zbuluar nuancën e kuqe dhe rrëzëlluese të zemrës mund të shuhet shumë shpejt, nëse shalqiri që keni blerë nuk është i pjekur mjaftueshëm.

Përzgjedhja e një shalqiri të shijshëm e të kuq flakë kërkon një farë mjeshtërie që në shoqërinë shqiptare për shumë kohë i është atribuar meshkujve të shtëpisë.

Me këto këshilla do të mësoni se si të përzgjidhni shalqirin e duhur, të kuq flakë, të ëmbël e mos të zhgënjeheni kurrë.

Njollat e mëdha

Lëvorja e shalqiri zakonisht ka njolla të cilat janë të bardha dhe të verdha.Këto njolla formohen gjatë vendosjes së shalqirit në tokë ose në fushë.

Shalqiri me shijen më të mirë ka një njollë të madhe me ngjyrë kremoze me nuancë të verdhë.Shmangni shalqinjtë me njollë të bardhë sepse janë pa shumë shije.

Sa më e verdhë njolla aq më i mirë shalqiri.

Të vrarat e lëvores

Të vrarat e lëvores që formojnë një rrjetë kafe të mirëfilltë ndodhin si pasojë e pllenimit të lules së bimës nga një insekt.

Sa më e madhe të jetë e vrara në fjalë, aq më i ëmbël do të jetë fruti.

Forma

shalqiri që ka formë gjatoshe dhe të zgjatur është më i lëngshëm, ndërsa shalqiri i rrumbullakët është më i ëmbël.

Bishti

Bishti i shalqirit duhet të jetë i tharë dhe jo jeshil.

Nëse ai është jeshil, atëherë shalqiri nuk është mjaftueshëm i pjekur.

Përmasat

Përmasa ka rëndësi në përzgjedhjen e shalqirit.

Nëse dëshironi të bëni zgjedhjen e duhur, ju këshillojmë që gjithmonë të kapni një shalqi mesatar por jo shumë të madh dhe as fare të vogël.

Share This:

Tags: Argetim pa Kufi Bostani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.