Albin Kurti paralajmëron vizitë në Gjilan, LVV organizon takim me sportistë
Në prag të fushatës zgjedhore të 7 qershorit 2026, kryetari i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar vizitë në Gjilan.
Përmes një njoftimi zyrtar, Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Gjilan ka bërë të ditur se të mërkurën, më 20 maj, duke filluar nga ora 18:00, në Parkun “Banja” në Gjilan, Kryeministri Kurti do të mbajë një takim me sportistë.
Nga LVV-ja është bërë thirrje që sportistët të marrin pjesë në këtë takim, ndërsa kanë theksuar se të gjithë janë të mirëseardhur.
