Thursday 6 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Abdixhiku: Thirrje liderëve të VV-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s që t’i kthehen propozimit tim për një Qeveri të Unitetit
Lajme

Abdixhiku: Thirrje liderëve të VV-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s që t’i kthehen propozimit tim për një Qeveri të Unitetit

8 June 2025 0 Comment 5 min read

AA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook për moskonstituimin e Kuvendit, ku nesër Kuvendi do mblidhet për herë të 28.

Adixhiku, ka thnnë se LDK vazhdon të thërret për një Qeveri të Unitetit, si rrugëdalje.

“Vazhdoj ta përsëris thirrjen time drejt liderëve të VV-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s që t’i kthehen propozimit tim për një Qeveri të Unitetit. Ta vlerësojnë me kujdes”, ka thënë Abdixhiu, shkruan Periskopi.

Abdixhiku ka thënë se uniteti sot nuk është luks – është domosdoshmëri.

Postimi i plotë:

Nesër, mblidhemi për herën e 28-të.

Mes betejave partiake që s’përputhen askund, një e vërtetë na bërtet qartë, askush pas tre muajsh, nuk ka një shumicë. Prandaj edhe tentativa e 28-të do të përfundojë pa epilog – veç si prolog i tjetrës.

Popullin, atë në të cilin thirremi se e përfaqësojmë, e kemi lënë vet. Jonormalja, mes përsëritjeve të pafundme, kërkon veprim me urgjencë!

Vazhdoj të besoj se në këtë vend ekziston ende një vetëdije politike që ndjen përgjegjësi. Për njerëzit tanë. Për shtetin tonë. Për faktin se po kthehemi në shembull të pahijshëm – brenda dhe jashtë.

Vazhdoj ta përsëris thirrjen time drejt liderëve të VV-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s që t’i kthehen propozimit tim për një Qeveri të Unitetit. Ta vlerësojnë me kujdes.

Vazhdoj të besoj se mund të ulemi, të flasim dhe të pajtohemi për një zgjidhje të përbashkët. Kjo krizë mund të na shërbejë si mundësi. Nëse e trajtojmë me guxim dhe me përgjegjësi. Natyrisht se ka zëra mjaft që na ushqejnë që të rrimë larg, por sot para vetës kjo krizë na thërret veç për përgjegjësi. Asgjë më pak.

Prandaj, gjatë kësaj jave, do të shkojë dhe një hap tutje. Pas finalizimit të konsultimeve të brendshme, do të dal me një Agjendë 15 pikëshe – një platformë konkrete bashkëpunimi për Qeverinë e Unitetit, të cilën do t’ua ofroj të gjitha partive politike, pa përjashtim.

Shpresoj që të kuptohet qartë: uniteti sot nuk është luks – është domosdoshmëri.

Po, Kosovës i duhet një opozitë. Po, Kosovës i duhet një balanc demokratik. Por para dyjave, Kosovës i duhet një pozitë. Një qeveri legjitime, një Kuvend funksional, një shtet që punon – tek më pas një opozitë që kritikon.

Prandaj, edhe një herë, ftoj zërat me peshë, ftoj mendjet e urta, ftoj të gjithë ata që e ndjejnë peshën e kësaj kohe – të bashkohen me këtë propozim. Të mos heshtin. Të flasin. Të inkurajojnë secilin për këtë qëllim.

Të refuzosh, është e lehtë.

Të tallesh me një popull të tërë plot 28 herë është e rëndë. Le të provojmë unitetin. Mund dhe mos të jetë aq keq.

Share This:

Tags: LDK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së

9 July 2026

Një ditë pas certifikimit të zgjedhjeve të 7 qershorit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka

Lajme

Përfundon numërimi preliminar: LVV fiton 42.91% të

8 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur procesimi i të gjitha 2,498

Lajme

Takime masive të LDK-së në Viti: “Republika

20 May 2026

Delegacioni i LDK-së vizitoi Komogllavën, Mahallën e Muhaxherëve dhe Mramorin, duke u pritur gjerësisht

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.