Saturday 28 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shëndetësia në Gjilan kërkon vëmendje, përgjegjësi dhe zgjidhje konkrete!

Sadete Tërnava fiton vendin e parë në Orën Letrare kushtuar 28 Nëntorit në Kamenicë

Abdixhiku: Breza të tërë e ruajtën flamurin edhe kur u ndalohej ta ëndërronin

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ngritjen e flamurit në Vlorë

Fjalimi i Presidentes Shiroka Pula në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

Lugina: Nga Besim Nasufi te Fatlum Kadriu: Njihuni me 29 anëtarët e rinj të KKSH-së

Klubi letrar “Nositi” në Dardanë shënon 28 Nëntorin me orë letrare dhe konkurs poetik

73 burra në Kosovë quhen Nëntor, në Gjilan është edhe Nëntor Shaqiri dhe katër të

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me dy universitete në Turqi

Sokol Haliti shpreh ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit dhe gazetarit Jonuz Fetahaj

 Sadete Tërnava fiton vendin e parë në Orën Letrare kushtuar 28 Nëntorit në Kamenicë
Arte tjera Kulturë Lajme Letërsi

Sadete Tërnava fiton vendin e parë në Orën Letrare kushtuar 28 Nëntorit në Kamenicë

28 November 2026 0 Comment 6 min read

AA

Poezia “Drojë andrrash” e Sadete Tërnavës u vlerësua me çmimin e parë në konkursin letrar të organizuar nga Klubi Letrar “Nositi”, ku konkurruan 48 poetë nga trevat shqiptare.

Në Kamenicë, në organizim të Klubit Letrar “Nositi” dhe në koordinim me Drejtorinë e Kulturës, u mbajt ora letrare kushtuar 28 Nëntorit – Festës së Flamurit, ku në kuadër të konkursit poetik, çmimi i parë iu nda Sadete Tërnavës për poezinë “Drojë andrrash”.

Në këtë konkurs letrar morën pjesë 48 poetë nga trevat shqiptare, ndërsa krijimet e tyre u vlerësuan nga juria profesionale, në përbërje të Baki Krasniqit, Arsim Halilit dhe Musa Ahmetajt.

Pas shqyrtimit të poezive të paraqitura, juria përzgjodhi tri krijimet më të mira, duke u bazuar në vlerat artistike dhe kriteret e konkursit.

Vendin e parë e fitoi Sadete Tërnava me poezinë “Drojë andrrash”, e paraqitur me shifrën “Rrëfenjza”. Vendin e dytë e zuri Bujar Salihu me poezinë “Himerë”, me shifrën “Nata e fundit e vjetit 1900”, ndërsa vendi i tretë iu nda Izet Kallabës për poezinë “Cila stinë më dogji mallin”, e paraqitur me shifrën “Stina ma dogji mallin”.

Juria profesionale përzgjodhi edhe disa poezi të tjera për botim në numrin e ardhshëm të revistës “Nositi”.

Në orën letrare, poezitë e tyre i lexuan poetët Izet Kallaba, Farida Ramadani, Sadik Kovani, Bekim Beka, Selvete Abdullahu, Nazmie Hasani, Fatmushe Gërguri, Diona Bajraktari, Bujar Salihu, Xhemkadri Kastrati, Safete Graiçevci Jakupi, Hysen Këqiku, Sulejman Dërmaku, Rrushe Hasimja, Sadete Tërnava dhe Nazim Bislimi. Jashtë konkurrencës, krijimet e tyre i prezantuan edhe Xhevdet Kallaba, Raif Gashi, Alma Ferunaj dhe Minivere Muja Maka.

Orën letrare e moderoi profesoresha Donjeta Kryeziu, e cila vlerësoi traditën e Klubit Letrar “Nositi” në shënimin e 28 Nëntorit përmes aktiviteteve letrare, duke theksuar rëndësinë e fjalës artistike në bashkimin e festës së Flamurit, festës së alfabetit dhe nëntorëve të lirisë.

“Me fjalën e bukur artistike po i jepni kuptim e vlerë festës kombëtare. Fjala artistike ka frymëzuar e ka ruajtur idealizmën për lirinë e tokave tona të copëtuara. Vargjet e poetëve të Rilindjes kanë ngjallur dashurinë për mbrojtjen e atdheut tonë”, ka thënë Kryeziu.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Afrim Dervishi, drejtor i Drejtorisë së Kulturës, i cili vlerësoi rolin e fjalës artistike në bashkimin e njerëzve dhe në ruajtjen e kulturës shqiptare.

“Fjala artistike na bashkon në të gjitha kohët. Festa e 28 Nëntorit është njëra ndër festat më të dashura, e cila ruan themelet e kulturës shqiptare”, theksoi Dervishi, duke shtuar se fjala poetike në qytet lidhet edhe me kujtesën e sakrificën për liri.

Aktivitetet e Klubit Letrar “Nositi” mbështeten vazhdimisht nga ndërmarrja “Vëllezërit Borovci” SHPK, përmes përkrahjes së Kamer dhe Mustafë Borovcit, ndërsa klubi ka mbështetje edhe nga kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, dhe Drejtoria e Kulturës.

Aktiviteti u dokumentua nga Gani Kryeziu, i cili po krijon arkivin e veprimtarisë së klubit dhe po i përcjell aktivitetet e tij për publikun e gjerë.

Klubi Letrar “Nositi” vlerëson se mbështetja institucionale dhe ajo e komunitetit po kontribuojnë në gjallërimin e jetës kulturore në Kamenicë dhe në promovimin e fjalës së shkruar artistike.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Shëndetësia në Gjilan kërkon vëmendje, përgjegjësi dhe

28 November 2026
Arte tjera

Sadete Tërnava fiton vendin e parë në

28 November 2026
Lajme

Abdixhiku: Breza të tërë e ruajtën flamurin

28 November 2026
Lajme

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës

28 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Shëndetësia në Gjilan kërkon vëmendje, përgjegjësi dhe

28 November 2026

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit ngrita disa shqetësime dhe probleme

Lajme

Abdixhiku: Breza të tërë e ruajtën flamurin

28 November 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se breza të

Lajme

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës

28 November 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë pjesë të shtunën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.