Monday 23 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nxënësit e Kamenicës vizitojnë KFOR-in Turk në Prizren, njihen me trashëgiminë historike e kulturore

Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të Policisë së Kosovës, këta janë emrat

Kamenica përgatitet për 28 Nëntorin, ekspozitë kolektive me artistë në Shtëpinë e Kulturës

Fakulteti i Shkencave Sociale në UKZ organizoi trajnim për analizën statistikore të të dhënave

Gjykata Themelore në Gjilan i cakton një muaj paraburgim të pandehurit për mashtrim

Kurti në 27-vjetorin e ShKK-së: Kemi arsye për krenari, por edhe përgjegjësi për të ardhmen

Moti për sot dhe ditëve në vijim

Mbahet Akademia Përkujtimore në Përlepnicë, në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Xhavit

Ola Emini promovon në Gjilan librin „Kur shpirti flet pa zë“

Anulohet protesta e studentëve të UP-së, shkak takimi me Këshillin Drejtues

 Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të Policisë së Kosovës, këta janë emrat
Lajme

Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të Policisë së Kosovës, këta janë emrat

23 November 2026 0 Comment 4 min read

AA

Gjashtë kandidatë kanë aplikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas hapjes së konkursit që pasoi dorëheqjen e ish-drejtorit Gazmend Hoxha.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në një për medie qendrore, duke njoftuar se afati për aplikim ka qenë i hapur nga 5 deri më 19 nëntor 2026.

Sipas Policisë, në këtë konkurs kanë aplikuar Granit Fetahu, Fehmi Hoti, Sladjana Stojanovic, Arbnesh Ajvazi, Arben Paqarizi dhe Agron Rukiqi.

Policia ka njoftuar se Komisioni për Emërime të Larta në Polici (KELP) do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për vazhdimin e procesit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Konkursi për këtë pozitë u hap pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, më 30 tetor 2026, dorëheqje të cilën e pranoi kryeministri Albin Kurti. Në vend të tij, me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm u emërua Fehmi Hoti.

Hoxha kishte dhënë dorëheqje pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës, rast që nxiti reagime publike dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.

Në letrën e dorëheqjes, ai e kishte cilësuar vendimin si dorëheqje morale, duke theksuar se përgjegjësia udhëheqëse nuk përfundon vetëm te veprimet individuale, por përfshin edhe përgjegjësinë për standardet e institucionit që drejtohet.

Hoxha kishte ngritur shqetësime edhe për trajtimin institucional të rasteve të dhunës në familje, duke vlerësuar se nevojitet një qasje më e koordinuar ndërmjet Policisë, Prokurorisë, gjykatave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.

Ai kishte deklaruar se sistemi aktual nuk po funksionon në nivelin e duhur të përgjegjësisë dhe efikasitetit.

Gazmend Hoxha kishte udhëhequr Policinë e Kosovës që nga marsi i vitit 2023.

Dorëheqja e tij erdhi në një kohë kur për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt kishte pasur kritika ndaj institucioneve për mënyrën e trajtimit të raportimeve të mëhershme për dhunë në familje.

Qeveria nuk kishte dhënë arsye të hollësishme për dorëheqjen në njoftimin për pranimin e saj. /Lajmi.net/

Share This:

Tags: Policia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Nxënësit e Kamenicës vizitojnë KFOR-in Turk në

23 November 2026
Lajme

Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të

23 November 2026
Arte Pamore

Kamenica përgatitet për 28 Nëntorin, ekspozitë kolektive

23 November 2026
Lajme

Fakulteti i Shkencave Sociale në UKZ organizoi

23 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

52 aksidente trafiku në Kosovë brenda 24

22 November 2026

Policia e Kosovës ka regjistruar 52 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit, prej

Lajme

Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

6 November 2026

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës do të mbahet

Lajme

Tronditet Prokurimi i Policisë së Kosovës –

5 November 2026

Dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konflikt interesi dhe dhjetëra kontrata të lidhura përmes

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.