52 aksidente trafiku në Kosovë brenda 24 orëve, 21 persona të arrestuar
Policia e Kosovës ka regjistruar 52 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilave 19 me persona të lënduar dhe 33 me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Sipas statistikave zyrtare, gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar 1 mijë e 726 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
Ndërkaq, në kuadër të aktiviteteve policore, janë arrestuar 21 persona, 14 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur gjithashtu se një person është duke vuajtur dënimin, ndërsa nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor.
Të dhënat përfshijnë aksidentet, masat ndëshkuese dhe aktivitetet e tjera të Policisë së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.
