Shiroka-Pula në Ditën e Alfabetit: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe
Në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka kujtuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit, duke theksuar se gjuha shqipe është një nga shtyllat themelore të identitetit kombëtar.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka vlerësuar qëndresën dhe përpjekjet ndër breza për ruajtjen e gjuhës shqipe, duke rikujtuar se edhe lufta për liri ishte e lidhur ngushtë me të drejtën për ta folur dhe shkruar shqipen lirshëm.
“Sot, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje 50 delegatët nga 26 qytete, shoqata dhe klube shqiptare, të cilët në Kongresin e Manastirit, më 1908, u bashkuan për një nga vlerat themelore të identitetit tonë kombëtar, gjuhën shqipe”, ka shkruar Shiroka-Pula.

Presidentja ka theksuar se alfabeti shqip mbetet dëshmi e qëndresës dhe e përpjekjeve për ruajtjen e identitetit kombëtar, si dhe një trashëgimi që duhet të mbrohet e të përcillet te brezat e ardhshëm.
