6-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Sadovinë të Jerlive
Një burrë 86-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë ku jetonte i vetëm, në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë. I ndjeri është identifikuar si Haki Fazliu.
Rasti është raportuar të mërkurën, më 18 nëntor, pasi një kushëri i tij ka njoftuar Policinë, duke shprehur dyshimet se 86-vjeçari kishte ndërruar jetë në banesën e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë, hetues rajonalë dhe njësia e kriminalistikës, ndërsa ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti ka konstatuar vdekjen e tij.

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit, me ç’rast janë angazhuar hetuesit për ekzaminimin e vendit të ngjarjes, si dhe përfaqësues të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Policia e ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”. Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaku që çuan në vdekjen e 86-vjeçarit.
