ME DY VËLLIMET POETIKE TË ZIZE PEPSHIT
“Vjeshta letrare e Gjilanit” vijoi me veprimtarinë e katërt letrare të edicionit të 17 -të të manifestimit, VJESHTA LETRARE E GJILANIT, e cila organizohet nga asociacioni alternative i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi, “Beqir Musliu” si dhe ndihmohet në organizim prej bibliotekës së qytetit, “Fan S. Noli”.
Veprimtaria e katërt e këtij edicioni pati në fokus të vlerësimeve letrare, dy vëllimet poetike të Zize Pepshit, “Më janëpërzier atdhetë” dhe, “Edhe vdekja turpërohet nga dashuria”, botuar vite më parë, përkatësisht në vitin 2021 nga shtëpia botuese, Faik Konica “ të Prishtinës.


Në këtë veprimtari letrare ishin të pranishëm edhe shkrimtarë e krijues nga krahina e Anamaoravës po edhe të qyteteve tjera të Kosovës si, Prishtina, Istogu, Vitia, Deçani si dhe nga mërgata shqiptare e Zvicrës. Në mesin e këtyre edhe shkrimtarët e mirënjohur , Nazmi Rrahmani e Ramadan Mehmeti.


Me vlerësime për këto dy vëllime poetike me kumtesat e tyre u paraqitën , studiues e kritikë letrar, si, Shefqet Dibrani, Nexhat Rexha e Sulejman Dërmaku.


Shefqet Dibrani, me një kumtesë përmbledhëse për të dyja vëllimet poetike, theksoi se poetja Zize Pepshi, si një veprimtare e shquar e çështjes kombëtare, një përkushtim të veçantë e ka treguar edhe në fushën e letërsisë dhe, rezultat I kësaj janë dhe dy vëllimet e saja poetike deri më tash, përmes të cilaveka shpërfaqur botën e saj poetike.

Në librin, “Më janë përzier atdhetë”, shpalos mallin, brengat dhe atdhedashurinëndaj vendlindjes dhe figurave të shquara të historisë nëpër kohë.
Ndërsa në librin e dytë, “Edhe vdekja turpërohet nga dashuria”, përqëndrohet me një lirizim të theksuar të ndjenjat e saja më sumblime, ato të dashurisë, duke treguar një afinitet të theksuar poetik.

Më detajisht për vëllimin poetik, “Më janë përzier atdhetë” foli shkrimtari e publicist Sulejman Dërmaku, kurse për vëllimin tjetër, “Edhe vdekja turpërohet nga dashuria”, u përqëndrua shkrimtari dhe kritiku letrar, Nexhat Rexha, duke ilustruar me shembuj shumë nga cilësitë poetike të këtij libri.

Përgjatë gjithë takimit, mes referimeve u lexuan edhe poezi nga të dy librat përmes Liridonë Mmehmetit, Asmir Kastratit, Kështjellë Pepshi si dhe nga Donjetë Kryesiu, e cila edhe e drejtoi këtë veprimtari letrare e cila u përcoll nga një public elitar gjilanas.


Me një fjalë rasti u paraqit edhe autorja Zize Pepshi, e cila nga Klubi letrar “PODGURI” të komunës së Istogut, u nderua më çmimin , Prof. dr. Ibrahim Rugova”, për veprimtari kombëtare e letare, të cilin ia dha solemnisht në përmbyllje të këtij takimit, kryetari i këtij klubi, Nuradin Imeraj.

