Dasmat e dikurshme në Malësinë e Bujanocit – një organizim me disiplinë ushtarake
Foto e viteve të 70-ta, disa burra të asaj kohe, ende në moshë të re, nga Zarbica – Malësia e Bujanocit.

Besohet se janë fotografuar gjatë një dasme.
Dasmat atëherë kanë pasur një organizim tjetër nga dasmat moderne. Sidomos në Malësi, ia vlen që etnografët të merren me ceremoninë e organizimit, e cila në vetvete kishte diçka ushtarake.

Asgjë nuk ka shkuar sipas stihisë, çdo gjë ka qenë e organizuar dhe secila ngjarje në dasmë e ka pasur një prijës, që ka dhënë urdhra dhe e ka organizuar rrjedhën e ceremonisë.
Sidomos shtrimi i darkave dhe i drekave ka pasur diçka ushtarake.
Saktë është ditur ku shtrohet sofra e parë, ku e dyta e kështu me radhë.
Nisja e krushqve, kush e ka bajrakun, kush shkon pas bajrakut dhe shumë gjëra të tjera kanë qenë të organizuara me përpikëri.
Kur mbaronte dasma, mbetej diçka si pas një beteje dhe në ajër dukej sikur po përhapej një lloj trishtimi…
