Ivan Balliu i jep fund karrierës me Kombëtaren shqiptare pas nëntë vitesh
Mbrojtësi i Rayo Vallecanos, Ivan Balliu, ka vendosur të mos e përfaqësojë më Kombëtaren e Shqipërisë, duke mbyllur një kapitull nëntëvjeçar me fanellën kuqezi.
Futbollisti 34-vjeçar, i cili debutoi për Shqipërinë në vitin 2017, ka zhvilluar gjithsej 24 paraqitje me Kombëtaren. Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës shqiptare që mori pjesë në Kampionatin Evropian të vitit 2024.
Për kontributin e tij, Balliu është falënderuar edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Faleminderit nga zemra që zgjodhe Shqipërinë, që përfaqësove rrënjët e tua dhe që i dhe kaq shumë Kombëtares”, ka deklaruar Duka.
