OJQ LIZA-R mirëpret një delegacion të lartë ushtarak nga Turqia
OJQ LIZA-R ka mirëpritur në ambientet e saj një delegacion të lartë ushtarak nga Republika e Turqisë, i cili gjatë vizitës është njohur nga afër me veprimtarinë, projektet dhe rezultatet e organizatës në shërbim të komunitetit.
Gjatë takimit janë prezantuar programet dhe aktivitetet që LIZA-R zhvillon në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në edukim, aftësim profesional, fuqizim ekonomik dhe përfshirje sociale.

Një nga veçoritë e punës së kësaj organizate është gjithëpërfshirja, duke krijuar mundësi për grupmosha të ndryshme, nga fëmijët tetëvjeçarë deri te gratë dhe personat mbi moshën 60-vjeçare.

Delegacioni ka shprehur vlerësimin për punën, përkushtimin dhe ndikimin që projektet e organizatës kanë në komunitet.

Në këtë kontekst, OJQ LIZA-R ka vënë në pah kontributin e Republikës së Turqisë, veçanërisht të KFOR-it Turk dhe SAİ-së, në mbështetjen e Kosovës dhe të organizatave që veprojnë në vend.
Me këtë rast, organizata ka shprehur mirënjohje të veçantë për SAİ-në për mbështetjen, bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.
Delegacioni përbëhej nga:
- Kolonel Yaşar BAYRAK
- Nënkolonel Cemal BEKTAŞ
- Major Fadıl GÖK
- Major Serdar KARA
- Toger Mahmut YILDIRIM
- Kryekapter Ali KURU
- Kryekapter Fatih KORKMAZ
- Tolga KIRAÇ

Sipas OJQ-së LIZA-R, kjo vizitë përbën një mundësi të mirë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional dhe të miqësisë ndërmjet Republikës së Turqisë dhe organizatës.
Në fund, LIZA-R ka falënderuar delegacionin për vizitën, besimin dhe mbështetjen.
