Rast i dhunës në familje në Kamenicë, lëndohet një grua
KAMENICË – Policia ka raportuar një rast të dhunës në familje dhe të lëndimit të lehtë trupor në Kamenicë.
Sipas njoftimit zyrtar, më 5 nëntor një grua kosovare ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar nga policia.

Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti dhe i njëjti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.
