Drita vs Prishtina të mërkurën – Ndeshja e mbetur e xhiros së 2-të
GJILAN – FC Drita njofton se të mërkurën zhvillohet ndeshja e mbetur Drita vs Prishtina, e vlefshme për xhiron e 2-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ndeshja nuk u zhvillua asokohe për shkak të angazhimeve të skuadrës së Dritës në garat ndërkombëtare të UEFA Conference League, më 02 gusht 2026.

Para ndeshjes, klubi gjilanas do të mbajë konferencë për media. Para gazetarëve do të paraqiten trajneri i ekipit, Ardian Nuhiu, dhe futbollisti Vesel Limaj.
Konferenca do të mbahet nesër në zyrat e klubit, te Stadiumi me bari sintetik, te Rrethi, duke filluar nga ora 12:00.

Kujtojmë se pas javës së 12-të, lider në tabelë është Malisheva me 27 pikë, e ndjekur nga Prishtina në vendin e dytë me 26 pikë dhe Drita në pozitën e tretë me 23 pikë.
Me një fitore eventuale me dy gola epërsi, Drita do të kalonte në pozitën e dytë duke u barazuar me pikë me Prishtinën, por me gol-dallim më të mirë. Gjithashtu do të kishte përparësi me dy fitore në ndeshjet e drejtpërdrejta, që do të ishte një plus i madh për rrjedhën e mëtejme deri në fund të stinorit vjeshtor.
