Sunday 1 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Raportohet se një baba dhe foshnja tremuajshe janë gjetur të vdekur në Demiraj – Gjilan

Presidentja Shiroka Pula takon tri akademike, diskutojnë për arsimin dhe shkencën

PROTESTA PËR ARLINDA ZEKAJN VAZHDON SOT NË PRISHTINË

ARRESTOHET NJË PERSON NË PASJAK ME MBI 10 GRAMË MARIHUANË

Posta e Kosovës nderon festivalin “Akordet e Kosovës” me pullë postare

KOMUNA E GJILANIT ORGANIZON MBLEDHJE KOMEMORATIVE NË NDERIM TË ADEM ISLAMIT

GJILAN: NXËNËSIT E GJIMNAZIT “ZENEL HAJDINI” KRIJOJNË HAPËSIRË REKREATIVE DHE NDIHMOJNË NJË FAMILJE NË NEVOJË

ASK merr pjesë në Konferencën e 111-të të DGINS në Bern të Zvicrës

Vjedhja rekord e kriptovalutave: 6.3 miliardë dollarë u transferuan brenda 20 minutash, dyshimet bien mbi

GJILANASJA NGA ZVICRA MBLEDH FONDE PËR 20 FAMILJE NË KOSOVË

 Flaka Latifi: Zbulimi i skenës së prezantimit që i mungonte ekranit tonë
Arte tjera Kulturë Muzikë

Flaka Latifi: Zbulimi i skenës së prezantimit që i mungonte ekranit tonë

1 November 2026 0 Comment 8 min read

AA

Përveç artistëve dhe krijimeve muzikore që garuan në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Këngës në RTK, ky organizim solli në vëmendje edhe një emër të ri në prezantimin televiziv.

Bëhet fjalë për aktoren Flaka Latifi, e cila me paraqitjen e saj në rolin e moderatores ishte pa dyshim zbulimi më i madh dhe triumfi i heshtur i këtij edicioni.

Në këtishmëri po ndalemi te disa nga afinitetet e saj që e kthyen prezantimin në një art më vete, duke plotësuar një hapësirë që skenës sonë mediale i kishte munguar prej kohësh.

Tërësia aristoteliane dhe tempo-ritmi skenik

Për një sy të stërvitur mediatik me ligjësitë e dramës, performanca e Flaka Latifit mund të zbërthehet mjaft mirë përmes parimeve të “Poetikës” së Aristotelit. Filozofi antik e përshkruante veprën si një “tërësi” të harmonizuar, ku asgjë nuk është e rastësishme. Pikërisht këtë bëri edhe Flaka: ajo e trajtoi hapësirën skenike si një strukturë të plotë. Çdo dromcë e artikulimit të saj vetanak, çdo pauzë dhe lëvizje ishin pjesëza të llogaritura mirë në funksion të kësaj tërësie.

Ky harmonizim nisi si një bashkëpunim i matur me partnerin e saj skenik, gazetarin me përvojë Agron Krasniqi, për t’u zgjeruar më tej në një simbiozë me orkestrën dhe korin.

Ndërhyrjet e saj spontane, si kërkesat e natyrshme për përcjellje me efekte muzikore në fund të natës së dytë – kur tanimë kishte marrë vlerësimet maksimale të natës së parë – treguan se ajo nuk po zbatonte një skenar të ngurtë.

Ajo po jetonte brenda tempo-ritmit dhe dinamikës së gjallë të ngjarjes, duke fituar një siguri të plotë në skenë.

Filtri i nënndërgjegjes dhe “nota kaluese” e publikut

Gjatë transmetimeve live, tensioni dhe stresi i strukturës janë të pashmangshëm. Nëse për vetë Flakën kontrolli i saj profesional ishte në një masë “e kënaqshme”, para publikut televiziv kjo erdhi si një dozë maksimale përmbushjeje. Pse ndodh kjo? Sepse nënndërgjegjja e shikuesit ka një aftësi të lindur për të balancuar dhe filtruar atë që sheh pa vetëdije. Ajo i kërkon vlerësimet finale në detaje dhe jep ose nuk te jep “notën kaluese” bazuar në një vijë mesatare perceptuese të vëmendjes.

Flaka Latifi e kaloi këtë vijë me një besueshmëri absolute. Ajo na bindi të gjithëve se zotëron nivelin adekuat të moderatores që na ka munguar; një figurë ekuivalente me ato të skenave të mëdha ndërkombëtare e botërore.

Inteligjenca e mimikës dhe mbajtja e tensionit skenik

Formimi i saj në aktrim, me përvojë paraprake në teatër e film, i dha një përparësi të jashtëzakonshme në interpretimin e tekstit dhe komunikimin joverbal. Shija, sharmi, mimika dhe grimasat e saj ndërtuan një narracion më vete.

Reagimet e saj herë-herë impulsive, të shpërfaqura përmes asaj pipërritjeje karakteristike të syve teksa priste mbarimin e batutave tradicionale të Agron Krasniqit, treguan një inteligjencë të lartë. Përmes këtyre detajeve, ajo na krijonte përshtypjen e qartë se e kishte krejtësisht nën kontroll skenën.

Ajo e dinte saktësisht se si ta mbante tensionin skenik në nivelin e sipërm, pa lejuar për asnjë çast rrëshqitjen në nuanca të rëndomta apo mesatare

Drejt një dimensioni të ri skenik

Kur këtij profili të rreptë e profesional i shtohet edhe natyra multidimensionale e Flakës — gatishmëria e saj organike për të lëvizur përmes vallëzimit, për të deklamuar me patos, për të prezantuar e madje edhe për të kënduar — rrëfimi i saj skenik plotësohet natyrshëm. Ajo nuk mbetet thjesht një moderatore alternative që plotëson një skenar të shkruar, por kthehet në një personazh që e transformon vetë skenën

Nëse i referohemi metaforës së veprës komike të shkrimtarit Qamil Buxheli, “Kur qesh e tërë qyteti”, për figurat që bartin një vlerë të veçantë brenda një tërësie, Flaka Latifi dëshmoi se është një prej tyre.

Përtej rolit të moderatores, ajo u shfaq si një personalitet skenik me ndjeshmëri artistike, duke dëshmuar se di të krijojë atmosferë, të komunikojë me publikun dhe t’i japë identitet prezantimit.

Paraqitja e saj dëshmoi se skena jonë televizive ka nevojë për artistë të rinj me këtë nivel përgatitjeje, kulturë skenike dhe aftësi komunikimi, të cilët përmes talentit dhe profesionalizmit mund t’i japin një dimension të ri cilësisë së programeve televizive në vend.


Share This:

Tags: Flaka Latifi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte tjera

“Mollëkuqet” nga Kosova, në mbështetje të talenteve

1 November 2026
Uncategorised

ARRESTOHET BABAI/GJYSHI I DY VIKTIMAVE NË DEMIRAJ,

1 November 2026
Arte tjera

Flaka Latifi: Zbulimi i skenës së prezantimit

1 November 2026
Arte Pamore

Troja Bicurri fiton çmimin e parë në

1 November 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.