Raportohet se një baba dhe foshnja tremuajshe janë gjetur të vdekur në Demiraj – Gjilan
Raportohet se një baba dhe foshnja tremuajshe janë gjetur të vdekur në Gjilan
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Demiraj të Gjilanit.
Burime mediale kanë bërë të ditur se një burrë dhe një foshnjë e gjinisë femërore (babë e bij), rreth tre muajshe, janë gjetur të vdekur në një shtëpi.

Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tyre.
LAJMI I PËRDITËSUAR:
GJILAN: DY TRUPA TË PAJETË GJENDEN NË NJË SHTËPI NË DEMIRAJ
Lajmi konfirmuar për TV Gjilani nga zëdhënësi i Policisë Rajonale, toger Ismet Hashani
Gjilan – Dy trupa të pajetë janë gjetur mëngjesin e sotëm në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit. Viktimat janë një person i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1999 dhe një foshnjë.
Sipas konfirmimit për TV Gjilani nga zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, toger Ismet Hashani, njësitet policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe janë duke u zhvilluar hetimet për ndriçimin e plotë të rrethanave.
DEKLARATA E PLOTË E POLICISË:
Më 01.11.2026, rreth orës 08:47, kemi pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit dyshohet se ndodhen dy trupa të pajetë: një person i gjinisë mashkullore, i vitit të lindjes 1999, dhe një foshnjë.
Me urgjencë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

