MAShTI hap konkurset për bursa të doktoratës dhe postdoktoratës, mbështetje deri në 10 mijë euro
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurset për mbështetjen financiare të studentëve të doktoratës dhe kërkuesve shkencorë, brenda dhe jashtë vendit.
Sipas njoftimit zyrtar, mbështetja do të ndahet në tri skema, në përputhje me Programin Kombëtar të Shkencës:
Doktoratë brenda vendit – 3.000 euro, që për herë të parë ofrohet si mbështetje e dedikuar për studentët në universitetet vendore;

Doktoratë jashtë vendit – 8.500 euro;
Hulumtime postdoktorale jashtë vendit – 10.000 euro.
Nga MASHTI thonë se qëllimi është krijimi i kushteve më të favorshme për avancimin akademik të hulumtuesve të rinj, forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rritja e cilësisë së kërkimit shkencor.
Ky hap është pjesë e shtyllës qendrore të Strategjisë për Arsim 2035+, e cila synon rritjen e rolit të universiteteve në prioritetet e zhvillimit shtetëror.
Për qasje në dokumentacionin e plotë, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të MASH:
https://mash.rks-gov.net/…/Konkurs-per-burse-te…
https://mash.rks-gov.net/…/Konkurs-per-burse-te…
https://mash.rks-gov.net/…/thirrje-per-mbeshtetje…
