NPL “TREGU” Gjilan: Çdo ditë në terren për pastërtinë e qytetit këtë vjeshtë
Vjeshta i ka sjellë Gjilanit ngjyra të bukura që zbukurojnë çdo rrugë e lagje, por njëkohësisht edhe sfida në mirëmbajtjen e hapësirave publike për shkak të gjetheve që bien çdo ditë.
Për këtë arsye, Ndermarrja Lokale Publike “TREGU” SH.A. Gjilan, përmes ekipeve të angazhuara në terren, kujdeset çdo ditë për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e rrugëve, parqeve, trotuareve dhe shtigjeve të ecjes.

“Edhe këtë javë e kemi nisur me të njëjtin përkushtim dhe angazhim, sepse kujdesi për hapësirat publike është përgjegjësi dhe përkushtim i përditshëm”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Këtë herë, nga NPL “TREGU” kanë publikuar disa fotografi nga puna e punëtorëve në parkun prapa Sallës së Sporteve në Gjilan.
