Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së ardhshme në vend do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

