Përfundon protesta në Prishtinë, në Qeveri dërgohen pakot me projektligjin për Specialen
Pas përfundimit të protestës në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, 120 pako me projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara u janë dorëzuar institucioneve.
Pakot janë dërguar në objektin e Qeverisë nga Çlirim Haziri dhe fëmijët e dëshmorëve.
Protesta, e cila u mbajt në Prishtinë, përfundoi pas disa orësh, ndërsa qytetarët nisën të shpërndahen në mënyrë të qetë.

