Saturday 31 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

KOMUNA E GJILANIT ORGANIZON MBLEDHJE KOMEMORATIVE NË NDERIM TË ADEM ISLAMIT

GJILAN: NXËNËSIT E GJIMNAZIT “ZENEL HAJDINI” KRIJOJNË HAPËSIRË REKREATIVE DHE NDIHMOJNË NJË FAMILJE NË NEVOJË

ASK merr pjesë në Konferencën e 111-të të DGINS në Bern të Zvicrës

Vjedhja rekord e kriptovalutave: 6.3 miliardë dollarë u transferuan brenda 20 minutash, dyshimet bien mbi

GJILANASJA NGA ZVICRA MBLEDH FONDE PËR 20 FAMILJE NË KOSOVË

NJOFTIM MORTOR i grupit “INTELEKTUALËT 1998” për anëtarin e ndjerë, Luan V. Kurtalanit

Rasti i Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Gjykata Supreme merr vendim: Policia s’ka të drejtë të konfiskimit të patentë-shoferit më shumë se

LAJM I NDJERË: NDËRRON JETË LUAN KURTALANI, DJALOSHI I DASHUR I LAGJES KAMNIK

KAMENICA SIGURON 150 MIJË EURO PËR PËRFUNDIMIN E QENDRËS SË KOMPOSTIMIT

 LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
Lajme

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

12 September 2026 0 Comment 6 min read

AA

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të jashtëzakonshme, ku është diskutuar për zhvillimet në Kuvendit e Kosovës.

Në njoftimin e LVV-së bëhet e ditur se është vendosur që në seancën e nesërme të votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, përkatësisht Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

“Megjithëkëtë, kryesia e LVV mori vendim që nesër të votojmë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala”, thuhet në njoftim.

Nga LVV-ja kanë deklaruar se presin që ky hap, të cilin e cilësojnë si vullnet të mirë, të reflektohet me konstruktivitet nga PDK-ja dhe LDK-ja gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit.

“Presim që pas konstituimit të Kuvendit ky hap i vullnetit të mirë të reflektojë në konstruktivitet të tyre duke votuar për president, qoftë ajo edhe votë kundër”, thuhet më tej.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit është caktuar për nesër në orën 10:00.

Njoftimi i plotë:

Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbajtur sonte mbledhje të jashtëzakonshme.

U konstatua që ndodhemi në momentet vendimtare për t’i dhënë vendit stabilitet institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe për të parandaluar edhe një palë zgjedhje të reja, të panevojshme për shtetin e qytetarët dhe të kushtueshme për buxhetin e të ardhmen. Zgjedhjet e parakohshme të përsëritura do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet!

Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për nesër në orën 10:00. Ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm që të votojmë për nënkryetar kuvendi nga radhët e PDK-së dhe LDK-së dikë që nuk e bojkoton zgjedhjen e presidentit e asisoj na dërgon në përsëritje të zgjedhjeve.

Megjithëkëtë, kryesia e LVV mori vendim që nesër të votojmë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Presim që pas konstituimit të kuvendit ky hap i vullnetit të mirë të reflektojë në konstruktivitet të tyre duke votuar për president, qoftë ajo edhe votë kundër.

Në vitin 2025 ne si subjekt fitues me partnerët e koalicionit parazgjedhor dhe deputetë të pakicave i kishim 57 deputetë. Pra vetëm katër deputetë mangu, e duke e zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, plot katër herë e ndryshuam emrin e kandidatit tonë për kryetar kuvendi para se të zgjidhej Dimal Basha me 26 gusht, pesë muaj pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Refuzimi i partive opozitare për Albulena Haxhiun asokohe u pasua edhe me refuzim të Donika Gërvallës, Hekuran Muratit e Arbërie Nagavcit.

E pra, ne kemi vendosur t’i votojmë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën, edhe nëse nuk i ndërrojnë emrat e kandidatëve qysh bëmë ne.

Nesër në mëngjes deputetët e PDK-së porsa ta ripropozojnë Vlora Çitakun (e cila edhe ashtu i ka edhe dy mundësi), ne do ta votojmë.

Gjithashtu, shpresojmë që edhe deputeti Kujtim Shala, nënkryetar i ardhshëm i kuvendit, të marrë pjesë në seancën kur do të votohet për Bekim Sejdiun president sipas marrëveshjes LVV-LDK.

Share This:

Tags: Parlame3nti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

KOMUNA E GJILANIT ORGANIZON MBLEDHJE KOMEMORATIVE NË

30 October 2026
Lajme

GJILAN: NXËNËSIT E GJIMNAZIT “ZENEL HAJDINI” KRIJOJNË

30 October 2026
Lajme

ASK merr pjesë në Konferencën e 111-të

30 October 2026
Kuriozitete

Vjedhja rekord e kriptovalutave: 6.3 miliardë dollarë

30 October 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.