Saturday 10 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

FOLIM – Dita e Shëndetit Mendor në Gjimnazin Shoqëror: “Të flasësh është guxim, të dëgjosh

“Me ngjyrat e zemrës pikturojmë Gjilanin që duam” – Fëmijët me nevoja të veçanta shënuan

Ish-Presidentja Jahjaga reagon për vrasjen e dyfishtë në Gjilan: “Asnjë grua nuk duhet ta paguajë

Aksident me 4 automjete në Parallovë, 11 të lënduar

Mërgimtari Agon Behluli sjell donacion nga Zvicra për tri shkollat tona në Gjilan

Presidentja Shiroka Pula priti në takim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti

Hapet Zyra Sektoriale e Policisë në Karaçevë të Poshtme

GJILAN / PENSIONOHET PROFESORI I PIKTURËS RAMADAN ARIFI PAS 38 VJETËSH NË ARSIM

FSK zë vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në ShBA

UKZ dhe OEK organizuan Forumin Ekonomik të Anamoravës 2026

 Shoqata “Ndre Mjeda”, vulë identitare e Gjilanit – dokumentohet në botimin më të ri të Zijadin V. Hasanit
Kuriozitete Lajme

Shoqata “Ndre Mjeda”, vulë identitare e Gjilanit – dokumentohet në botimin më të ri të Zijadin V. Hasanit

10 July 2026 0 Comment 4 min read

AA

GJILAN – Bibliotekës së botimeve shqiptare në fushën e enigmatikës i është shtuar një vepër me rëndësi të veçantë.

Ka dalë nga shtypi libri “Zhvillimi i Gjëzakuptimit (Enigmatikës) Shqiptare – Kontributi i Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda” dhe revistës “Horizonti”, me autor Zijadin V. Hasani, një nga emrat më të spikatur të enigmatikës shqiptare dhe mbajtës i titullit Kryemjeshtër i Enigmatikës.

Botimi paraqet një studim të gjerë historik, shkencor dhe dokumentues mbi zhvillimin e enigmatikës shqiptare, duke trajtuar origjinën e gjëzës, evolucionin e gjëzakuptimit dhe rolin që kjo fushë ka pasur në kulturën dhe jetën intelektuale të shqiptarëve.

Në hyrjen e librit, autori argumenton se gjëza nuk është vetëm një formë argëtimi, por një trashëgimi e lashtë kulturore, e lidhur ngushtë me folklorin, letërsinë dhe zhvillimin e mendimit njerëzor. Sipas tij, enigmatika shqiptare ka kaluar një rrugëtim të gjatë, duke u zhvilluar nga krijimtaria popullore deri te format moderne të enigmave, ndërsa shoqatat, revistat dhe krijuesit kanë luajtur rol vendimtar në kultivimin e saj.

Një vend qendror në këtë vepër i kushtohet Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda” në Gjilan, të cilën autori e cilëson si “vulë identitare e Gjilanit të viteve ’80 dhe ’90 të shekullit XX”, periudhë kur qyteti u shndërrua në një nga qendrat më të rëndësishme të enigmatikës shqiptare.

Libri dokumenton me fakte, fotografi, materiale arkivore dhe dëshmi të shumta historinë e shoqatës, veprimtarinë e revistës “Horizonti”, garat enigmatike, krijuesit më të njohur dhe zhvillimet kryesore që kanë shënuar këtë disiplinë në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare.

Autori vlerëson se veprimtaria e krijuesve të gjëzave në Kosovë vazhdon të jetë aktive dhe se bashkimi i tyre në shoqata e klube ka ndikuar drejtpërdrejt në organizimin e aktiviteteve, pasurimin e krijimtarisë dhe ruajtjen e një tradite që tashmë përbën pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.

Ky botim pritet të jetë një referencë e rëndësishme për studiuesit, krijuesit dhe të gjithë dashamirët e enigmatikës, duke dokumentuar për herë të parë në mënyrë kaq të plotë zhvillimin historik të kësaj fushe në kulturën shqiptare.

Share This:

Tags: Gjilan HHorizonti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

FOLIM – Dita e Shëndetit Mendor në

10 October 2026
Lajme

“Me ngjyrat e zemrës pikturojmë Gjilanin që

10 October 2026
Sport

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy

10 October 2026
Sport

Manaj nuk ndalet, sulmuesi shqiptar shënon 2

10 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

“Me ngjyrat e zemrës pikturojmë Gjilanin që

10 October 2026

Gjilan, 10.10.2026 – Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Drejtoria e Shëndetësisë

Lajme

Aksident me 4 automjete në Parallovë, 11

10 October 2026

Gjilan, 09.10.2026 – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në

Arte Pamore Kulturë Lajme

GJILAN / PENSIONOHET PROFESORI I PIKTURËS RAMADAN

8 October 2026

GJILAN, 8 Tetor 2026 – Pas një karriere të gjatë dhe të bujshme në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.