Thursday 9 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Nuhi Rexhepi, studiues i shquar i letërsisë shqipe dhe profesor

Një delegacion i WSG University vizitoi UKZ-në

Drejtoria për Gjeodezi lë objektin e Shkollës së Bujqësisë, zhvendoset në lokacion të ri pranë

Gjilani zgjat orarin për muzikën në lokalet e gastronomisë deri më 20 gusht

Ka nisur fushata e korrje shirjeve në Komunën e Vitisë

Talentja nga Gjilani, Ola Emini, botohet në Paris: Eseja e saj prezantohet para lexuesve francezë

Inara Sadiku nga Gjilani fiton teleskopin profesional Celestron në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve

Haxhiu nga Bondsteel: SHBA ka qenë pranë Kosovës në momentet më përcaktuese të historisë sonë

Humbje në Roganë: Ndërron jetë Ramadan Isa Kryeziu, njeri i respektuar në komunitet

LRF Gjilani nderon me mirënjohje delegatët në pension, Kontributi i tyre mbetet pjesë e historisë

 Ndahet nga jeta Prof. Dr. Nuhi Rexhepi, studiues i shquar i letërsisë shqipe dhe profesor shumëvjeçar universitar
Lajme

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Nuhi Rexhepi, studiues i shquar i letërsisë shqipe dhe profesor shumëvjeçar universitar

8 July 2026 0 Comment 4 min read

AA

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Nuhi Rexhepit, njërit prej studiuesve të njohur të letërsisë shqipe dhe profesorit shumëvjeçar të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, i cili me punën dhe përkushtimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në arsimin e lartë dhe në studimet albanologjike.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi mortor, ku thuhet:

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe dashamirët se është ndarë nga jeta më i dashuri ynë, Dr. Prof. Nuhi Rexhepi.”

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet më 9 korrik 2026, me fillim në ora 16:45, në Varrezat e Qytetit të Prishtinës, në Arbëri.

Prof. Dr. Nuhi Rexhepi lindi në vitin 1942 në Pogragjë të Gjilanit. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën Normale në Prishtinë dhe Gjakovë. Studimet universitare i përfundoi në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik në Prishtinë, në vitin 1967.

Studimet pasuniversitare i vijoi në Fakultetin Filozofik të Beogradit, ndërsa në dhjetor të vitit 1995 mbrojti doktoraturën në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës me temën “Interpretimi i letërsisë shqipe në tekstet shkollore të Kosovës 1945–1990”, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën e metodikës dhe studimeve letrare.

Karrierën e tij profesionale e nisi si mësues në vendlindje, më pas si arsimtar në Obiliq dhe profesor i gjuhës shqipe në Shkollën Normale dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjilan. Në vitin 1972 u zgjodh asistent në lëndën Historia e Letërsisë II në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku më vonë shërbeu si ligjërues, docent, prodekan i fakultetit dhe shef i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Gjatë dekadave të angazhimit të tij akademik, Prof. Dr. Nuhi Rexhepi edukoi breza të tërë studentësh, duke u dalluar për përkushtimin në mësimdhënie, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e studimeve të letërsisë shqipe. Emri i tij mbetet i lidhur ngushtë me arsimin universitar dhe me kontributin në albanologjinë shqiptare.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për familjen, kolegët, studentët dhe gjithë komunitetin akademik shqiptar.

Share This:

Tags: Gjilan Pogragje
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Nuhi Rexhepi,

8 July 2026
Futboll

Përgatitjet hyjnë në fazën më intensive

8 July 2026
Lajme

Një delegacion i WSG University vizitoi UKZ-në

8 July 2026
Lajme

Drejtoria për Gjeodezi lë objektin e Shkollës

8 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gjilani zgjat orarin për muzikën në lokalet

7 July 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për zgjatjen e orarit

Kulturë Lajme Letërsi

Talentja nga Gjilani, Ola Emini, botohet në

6 July 2026

GJILAN – Një sukses i veçantë për letërsinë e re shqiptare vjen nga Gjilani.

Lajme

Heroi nga Gjilani shpëton nga mbytja në

4 July 2026

Një akt i jashtëzakonshëm trimërie është shënuar në bregdetin e Golemit, ku zjarrfikësi nga

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.