LVV mban tubim elektoral në lagjen Dheu i Bardhë në Gjilan
Gjilan – Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të premten, më 5 qershor, do të mbajë një tubim elektoral në lagjen Dheu i Bardhë në Gjilan.
Tubimi do të zhvillohet në parkun “Banja”, me fillim nga ora 18:00.
Sipas njoftimit, në këtë aktivitet do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, si dhe kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë tubim në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit. /Tv Gjilani.com/
