Friday 29 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kampionët e FC Dritës priten nga kryetari Alban Hyseni, mes mirënjohjes dhe krenarisë për qytetin

Konferenca Ndërkombëtare Vjetore – UKZ AC 2026 / “Ndikimi i Shkencës në Zhvillimin e Qëndrueshëm”

LVV Gjilan organizon transmetim të finales së Ligës së Kampionëve dhe Tubim të Madh të

Kolonel Nevzad Asllani i bashkohet politikës pas një karriere të gjatë në shërbim të Kosovës

Kryetari Hyseni: Nënshkruhet Memorandumi për ndërtimin e stadiumit sintetik të KF “Studenti” në Miresh

Bujanoc: Pensionohet profesori Zejni Fejzullahu, përcillet me respekt nga shkolla “Sezai Surroi” në Bujanoc

Kurti për vdekjen e Hafiz Gagicës: “Ishte zëri i Kosovës në mërgatë dhe në lobimin

Parashikimi i motit, 28 maj 2026 – Masa të ftohta ajrore sjellin stuhi, reshje intensive

Ligjëratë ndërkomunitare në Kamenicë për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen nga diskriminimi

Maturantët e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” nisin ekskursionin në Shqipëri, vizitojnë Lezhën dhe bregdetin e Durrësit

 Konferenca Ndërkombëtare Vjetore – UKZ AC 2026 / “Ndikimi i Shkencës në Zhvillimin e Qëndrueshëm”
Lajme

Konferenca Ndërkombëtare Vjetore – UKZ AC 2026 / “Ndikimi i Shkencës në Zhvillimin e Qëndrueshëm”

29 May 2026 0 Comment 22 min read

AA

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt Konferenca e 5-të Shkencore Vjetore, një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike të universitetit, e cila këtë vit mblodhi profesorë, studiues, përfaqësues institucionesh, studentë dhe mysafirë nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.

Konferenca që do të mbaht dy ditë radhazi, u zhvillua nën temën “Ndikimi i Shkencës në Zhvillimin e Qëndrueshëm”, duke trajtuar çështje me rëndësi të veçantë për zhvillimin akademik, teknologjik, ekonomik dhe shoqëror.

Aktivitetet e konferencës nisën me regjistrimin e pjesëmarrësve dhe ceremoninë zyrtare të hapjes, ku u theksua rëndësia e kësaj ngjarjeje shkencore për avancimin e kërkimit, shkëmbimin e përvojave akademike dhe forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe ndërkombëtar.

Në fjalën hyrëse, Prorektorja për Kërkime Shkencore dhe Inovacione, Prof. Ass. Dr. Lindita Loku Nikçi, vlerësoi organizimin e konferencës si një platformë të rëndësishme për prezantimin e ideve inovative dhe rezultateve shkencore nga studiues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Hapjen e konferencës e bëri Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre në zhvillimin e shkencës dhe arsimit të lartë.

Ai theksoi se Universiteti Publik “Kadri Zeka” vazhdon të ndërtojë ura bashkëpunimi me universitete dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare, duke e konsideruar kërkimin shkencor si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit institucional. “Konferenca jonë tashmë është shndërruar në një traditë akademike, ku studiues dhe profesorë nga vende të ndryshme ndajnë njohuritë, rezultatet e hulumtimeve dhe përvojat e tyre profesionale. Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në krijimin e një ambienti cilësor për kërkimin shkencor dhe inovacionin”, tha Rektori Dërmaku.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale. Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, përgëzoi Universitetin Publik “Kadri Zeka” për organizimin e konferencës dhe për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin akademik dhe shoqëror të qytetit të Gjilanit. Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet universitetit dhe institucioneve lokale është i rëndësishëm për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe për zhvillimin e komunitetit.

Hapjen e konferencës e bëri Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre në zhvillimin e shkencës dhe arsimit të lartë. Ai theksoi se Universiteti Publik “Kadri Zeka” vazhdon të ndërtojë ura bashkëpunimi me universitete dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare, duke e konsideruar kërkimin shkencor si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit institucional. “Konferenca jonë tashmë është shndërruar në një traditë akademike, ku studiues dhe profesorë nga vende të ndryshme ndajnë njohuritë, rezultatet e hulumtimeve dhe përvojat e tyre profesionale. Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në krijimin e një ambienti cilësor për kërkimin shkencor dhe inovacionin”, tha Rektori Dërmaku.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale. Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, përgëzoi Universitetin Publik “Kadri Zeka” për organizimin e konferencës dhe për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin akademik dhe shoqëror të qytetit të Gjilanit. Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet universitetit dhe institucioneve lokale është i rëndësishëm për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe për zhvillimin e komunitetit.

Ndërkaq, Angjela Uldedaj nga Kolegji Universitar Qiriazi në Tiranë vlerësoi rolin e arsimit dhe kërkimit shkencor në ndërtimin e një shoqërie moderne dhe konkurruese, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë me universitetin në projekte që lidhen me zhvillimin akademik dhe profesional.

Në kuadër të sesionit plenar, Presidenti i Këshillit Organizativ të Konferencës, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, prezantoi folësit kryesorë dhe programin e konferencës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë në këtë ngjarje shkencore.

Konferenca mblodhi profesorë dhe studiues të njohur ndërkombëtarë, të cilët ndanë përvojat dhe perspektivat e tyre akademike mbi zhvillimet bashkëkohore në shkencë, arsim dhe inovacion.Prof. Dr. Glenn Agung Hole nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore foli për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkimin shkencor dhe për nevojën e ndërlidhjes së universiteteve me trendet bashkëkohore të arsimit dhe inovacionit.

Prof. Dr. Amela Muratovic-Ribić nga Universiteti i Sarajevës theksoi rëndësinë e rrjetëzimit akademik dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet universiteteve të Ballkanit Perëndimor, duke potencuar rolin e konferencave shkencore në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave profesionale.

Prof. Dr. Elena Kocaqi nga Universiteti i Durrësit vlerësoi organizimin e konferencës dhe rëndësinë e saj në promovimin e shkencës dhe avancimin e bashkëpunimit akademik ndërmjet universiteteve shqiptare dhe ndërkombëtare.

Po ashtu, Aqim Emurli foli për sfidat dhe perspektivat e arsimit të lartë në rajon, duke theksuar nevojën për rritjen e cilësisë akademike dhe fuqizimin e kërkimit shkencor.

Një moment i veçantë i konferencës ishte ceremonia e ndarjes së Çmimit tradicional “Marin Barleti”, çmim që u kushtohet arritjeve të shquara akademike, kontributeve në kërkimin shkencor, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimit të ideve inovative në arsimin e lartë.

Presidenti i Këshillit Organizativ, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, lexoi vendimin e Rektorit për laureatin e këtij viti, ndërsa Çmimi “Marin Barleti” iu nda z. Aqim Emurli/ Shërbimi Universitar Botëror Austri (WUS Austria), nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.

Pas pranimit të çmimit, z. Aqim Emurli falënderoi Universitetin Publik “Kadri Zeka” për vlerësimin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin e arsimit të lartë dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe studiuesit.

Më pas folësve kryesorë dhe programit të konferencës iu ndan certifikata nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe nga Presidenti i Këshillit Organizativ, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi.

Punimet e konferencës vazhduan me gjashtë sesione paralele shkencore: EduDay Conference, Justice Conference, Economics Conference, DigiDay Conference, MathDay Conference dhe Social Science Conference. Në këto sesione u prezantuan dhjetëra punime shkencore nga profesorë, studiues dhe studentë, të cilat trajtuan tema nga fusha e arsimit, drejtësisë, ekonomisë, teknologjisë, matematikës, shkencave sociale dhe inteligjencës artificiale. Në sesionin EduDay Conference u diskutua për inovacionin pedagogjik, përdorimin e inteligjencës artificiale në arsim, menaxhimin e klasës, edukimin inkluziv dhe kulturën e leximit te nxënësit.

Ndërkohë, Justice Conference trajtoi tema që lidhen me krimet kibernetike, dëshmitë digjitale, të drejtën ndërkombëtare, zgjedhjet demokratike dhe sfidat juridike në epokën digjitale.

Economics Conference solli diskutime mbi marketingun digjital, ekonominë e dijes, financat e qëndrueshme, transformimin digjital, përdorimin e inteligjencës artificiale në startup-e dhe ndikimin e teknologjisë në zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të DigiDay Conference u prezantuan projekte dhe hulumtime inovative në fushën e inteligjencës artificiale, Internetit të Gjërave (IoT), qeverisjes digjitale, robotikës, sistemeve inteligjente dhe aplikacioneve teknologjike për menaxhim akademik dhe shërbime publike.

MathDay Conference trajtoi tema nga matematika bashkëkohore, algoritmet, inteligjenca artificiale në edukim dhe aplikimet e matematikës në shkencat natyrore dhe teknologji.

Ndërsa Social Science Conference u fokusua në diplomacinë publike, integrimin evropian, transformimin digjital të administratës publike, politikat zhvillimore dhe sfidat gjeopolitike në rajon.

Në përfundim të konferencës, të gjithë pjesëmarrësve dhe prezantuesve të punimeve shkencore iu ndahen certifikata mirënjohjeje për kontributin dhe pjesëmarrjen e tyre në Konferencën e 5-të Shkencore Vjetore të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

Konferenca do ti vazhdoj punimet edhe nesër, ku pjesë e agjendës së konferencës është edhe organizimi i takimeve të grupeve kërkimore dhe punëtorive shkencore mbi temat aktuale të kërkimit dhe zhvillimit, si dhe aktivitetet kulturore dhe rrjetëzuese për pjesëmarrësit.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Kampionët e FC Dritës priten nga kryetari

29 May 2026
Lajme

Konferenca Ndërkombëtare Vjetore – UKZ AC 2026

29 May 2026
Lajme

LVV Gjilan organizon transmetim të finales së

29 May 2026
Lajme

Kolonel Nevzad Asllani i bashkohet politikës pas

28 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Në UKZ u promovua libri “Epoka e

23 May 2026

Në organizim të Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” u mbajt promovimi

Lajme

U prezantua Plani i Veprimit për Barazi

22 May 2026

Është prezantuar sot Plani i Veprimit për Barazi Gjinore 2026–2029 në Universitetin Publik “Kadri

Lajme

UKZ dhe DKA-të mbështesin hulumtimet shkencore të

22 May 2026

Bartësja e Programit Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” në Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Prof.

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.