Thursday 8 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

NPL TREGU SH.A. – Përkushtim dhe mbështetje për punëtorët tanë

GJILAN / MBAHET “ANAMORAVA ECONOMIC FORUM” MË 8 TETOR

Parashikimi i motit për të enjten, 08 tetor 2026

Për ditë të mbarë, i bëni këto gjëra çdo mëngjes!

Misteri i molekulave “pasqyrë” u solli Nobelin: kush janë dy fituesit e kimisë?

Shqiptarja Thëllenza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester të Amerikës

Specialja “ndez” mediat serbe – votimi në Kuvend merr jehonë në Beograd

E DHEMBSHME / NDËRRON JETË NË MOSHËN 21-VJEÇARE I RIU NGA GJILANI, LEART MALIQI

GJILAN / DEPUTETI ARBEN MUSTAFA: “KOHA PËR VEPRIM, PËRGJEGJËSI DHE REZULTATE”

GJILAN / BUJAR SELIMI BËHET DOKTOR SHKENCE, Mbron temën e doktoratës në Universitetin e Shkupit

 Kryetari Hyseni: Do të vazhdojmë të mbështesim arsimin profesional
Lajme

Kryetari Hyseni: Do të vazhdojmë të mbështesim arsimin profesional

25 May 2026 0 Comment 4 min read

AA

Zëvendësministri i Arsimit, Përparim Kryeziu, ka vizituar Gjilanin, ku është prit nga drejtori për Arsim, Jeton Rexhepi.


Fokus i kësaj vizite ishin tri shkollat profesionale të Komunës së Gjilanit.


Pas takimit në DKA, zëvendësministri fillimisht vizitoi Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai”, ku u njoftua nga afër me profilet e shkollës, kabinetet përcjellëse, investimet e realizuara dhe projektet zhvillimore të paraqitura nga drejtuesit e saj.


Më pas, së bashku me drejtorin dhe stafin përcjellës, ai vizitoi objektin në ndërtim të shkollës së re të mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, ku u informua për dinamikën e punimeve dhe përkushtimin që projekti të përfundojë brenda afateve kontraktuale.


Në kuadër të mësimit dual, një model që po forcon lidhjen ndërmjet arsimit dhe tregut të punës, zëvendësministri Kryeziu dhe drejtori i DKA-së, Rexhepi, morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së dytë të Shkollës së Agrobiznesit “Sahit Baftiu”, drejtimi kuzhinieri, ku uruan nxënësit e diplomuar për suksesin e arritur.


“Arsimi dual konsiderohet një nga zhvillimet më të rëndësishme në arsimin profesional parauniversitar në Kosovë, duke krijuar ura të forta ndërmjet shkollës dhe tregut të punës, si dhe duke i përgatitur të rinjtë për jetë dhe profesion përmes kombinimit të mësimit teorik me praktikën në kompani dhe biznese”, tha drejtori Rexhepi.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se me kënaqësi të veçantë shënuan diplomimin e gjeneratës së dytë të Arsimit Dual në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”.


Sipas tij ky sukses është rezultat i partneritetit të shkëlqyeshëm me bizneset lokale, në këtë rast edhe me biznesin Astoria, që kanë kontribuar në aftësimin praktik dhe profesional të nxënësve tanë.


I pari i Gjilanit, theksoi se arsimi dual ka rezultuar shumë i suksesshëm, sepse një numër i madh i nxënësve, menjëherë pas diplomimit kanë pranuar oferta pune nga kompani të ndryshme.


“Si Komunë e Gjilanit, do të vazhdojmë të mbështesim arsimin profesional dhe bashkëpunimin me sektorin privat, me synimin që të rinjtë tanë të kenë më shumë mundësi zhvillimi dhe punësimi në vendin e tyre. Urime të gjithë nxënësve për diplomimin dhe suksese në rrugëtimin e tyre profesional”, tha kryetari Alban Hyseni.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

NPL TREGU SH.A. – Përkushtim dhe mbështetje

8 October 2026
Lajme

GJILAN / MBAHET “ANAMORAVA ECONOMIC FORUM” MË

8 October 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të enjten, 08

8 October 2026
Lajme

Për ditë të mbarë, i bëni këto

8 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

E DHEMBSHME / NDËRRON JETË NË MOSHËN

7 October 2026

Familja: “Më i dashuri ynë na la nga një sulm kardiak” Një lajm i

Kulturë Letërsi

Qefsere Ismajli, mërgimtarja që pasqyron jetën e

7 October 2026

Në një kohë kur rrjetet sociale shërbejnë kryesisht si një dritare për të shfaqur

Lajme

GJILAN / BUJAR SELIMI BËHET DOKTOR SHKENCE,

7 October 2026

GJILAN, 5 Tetor 2026 – Gjilani ka edhe një doktor shkence. Bujar Selimi ka

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.