Monday 17 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet Oficer Korrektues i Kosovës

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1 ndaj Feronikelit 74’

Diplomuan 100 zyrtarë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Cristiano Ronaldo u martua me Georginën

Selvete Sulejmani – Nga pengesat e jetës te triumfi i dijes

Ra në bunar 10 metra të thellë, policët në Shtime e nxjerrin të gjallë 72-vjeçarin

Pritje në kufi, deri në një orë te Dheu i Bardhë

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish shumë e nxehtë, të mërkurën eklips i pjesshëm

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

 Rekord i ri: Mbi 142 mijë aplikime për votim nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit
Lajme

Rekord i ri: Mbi 142 mijë aplikime për votim nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit

18 May 2026 0 Comment 4 min read

AA

Prishtinë, 18 maj 2026 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 142,803 kërkesa për regjistrim për të votuar nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026, duke thyer rekordin e vitit 2021.

Nga totali i aplikimeve, 109,696 janë aprovuar, 7,325 janë refuzuar, ndërsa 25,702 mbeten në pritje për shqyrtim.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 2021 me rreth 130 mijë kërkesa. Për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, kishin aplikuar mbi 84 mijë qytetarë jashtë vendit, prej të cilëve 76 mijë aplikime u miratuan.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës përfundoi më 17 maj 2026. Mënyra më e përzgjedhur e votimit mbetet përmes postës.

“Prej 109,696 aplikimeve të aprovuara, 81,901 shtetas janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, 2,855 për ta dërguar në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, dhe 24,940 janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike”, deklaroi Elezi më 18 maj.

Votimi përmes postës do të zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa votimi fizik në përfaqësitë diplomatike do të organizohet më 6 qershor. KQZ ka funksionalizuar kutitë postare në 23 shtete, përfshirë Kosovën, listën e të cilave do ta bëjë publike gjatë kësaj jave.

Fillimisht ishte planifikuar që votimi të organizohej në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, nga të cilat 33 ambasada dhe 15 konsullata. Megjithatë, KQZ do të rishikojë listën pasi disa përfaqësi kanë më pak se 50 votues të regjistruar. Sipas rregullores, në raste të tilla votuesit kalojnë automatikisht në votim përmes postës dhe njoftohen nga KQZ.

Më 5 maj 2026, KQZ miratoi listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe caktoi numrin maksimal prej 66,450 votuesish që mund të regjistrohen për votim fizik më 6 qershor.

Në listën votuese për 7 qershorin janë 22,131 votues të rinj. Prej tyre, 16,933 kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, ndërsa 5,198 janë regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil ose kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës. Nga votuesit e rinj, 51.70% janë meshkuj dhe 48.30% femra.

Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, nga Lista Votuese janë larguar 6,219 persona: 5,826 për shkak të vdekjes dhe 393 për humbje të shtetësisë, sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrit Civil. Gjithashtu, 6,797 persona nuk janë përfshirë në listë pasi janë evidentuar si të vdekur përmes krahasimit me regjistrat e ARC-së, Departamentin e Pensioneve, bashkësitë fetare dhe verifikimet në terren.

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026 vijnë pas dështimit të zgjedhjes së presidentit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025. Seanca e Kuvendit e nisur më 27 dhe përfunduar më 28 prill 2026 dështoi për shkak të mungesës së kuorumit pas bojkotit të opozitës.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Dy superpërballje sot: Drita-Llapi dhe Prishtina-Ballkani në

16 August 2026
Arte Pamore

Punimi “Embrioni i shtatëzanisë”, i piktorit Jetullah

15 August 2026
Lajme

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet

14 August 2026
Lajme

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1

14 August 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Dy superpërballje sot: Drita-Llapi dhe Prishtina-Ballkani në

16 August 2026

Drita dhe Ballkani e nisin sot rrugëtimin në sezonin e ri të Superligës së

Arte Pamore Kulturë

Punimi “Embrioni i shtatëzanisë”, i piktorit Jetullah

15 August 2026

Piktori i njohur Jetullah Haliti-Eti, do të merr pjesë në ekspozitën kolektive të artistëve

Lajme

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet

14 August 2026

Leon Agaj ka përmbyllur me sukses trajnimin profesional dhe është diplomuar si Oficer Korrektues

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.