Saturday 1 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Liria e shtypit në letër, por sfidë serioze në praktikë: gazetarët në Kosovë nën kërcënime të vazhdueshme
Ciceroni Lajme

Liria e shtypit në letër, por sfidë serioze në praktikë: gazetarët në Kosovë nën kërcënime të vazhdueshme

3 May 2026 0 Comment 8 min read

AA

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, situata e mediave në Kosovë vazhdon të mbetet shqetësuese, pavarësisht disa sinjaleve pozitive nga raportet ndërkombëtare.

Të dhënat vendore tregojnë për rritje të vazhdueshme të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, ndërsa raportet globale pasqyrojnë luhatje në nivelin e lirisë së medias.

Sipas raportit të Reporterëve pa Kufij për vitin 2025, Kosova ishte renditur në pozitën e 99-të nga 180 vende, megjithatë për vitin 2026, vendi ka shënuar një përmirësim të lehtë në renditje duke u renditur në vendin e 84-të, duke reflektuar disa zhvillime pozitive, por pa ndryshuar në thelb sfidat me të cilat përballen gazetarët në praktikë.

Nga të dhënat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 69 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, ndërsa vetëm në katër mujorin e parë të këtij viti janë evidentuar deri tash 16 raste.

Drejtoresha ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, në një prononcim për Telegrafin, ka vlerësuar se liria e shtypit në Kosovë mbetet e garantuar në aspektin formal, por në praktikë po përballet me sfida serioze.

“Liria e shtypit në Kosovë mbetet formalisht e garantuar, por në praktikë përballet me sfida serioze që po e bëjnë ushtrimin e gazetarisë gjithnjë e më të vështirë. Vitet e fundit kemi parë një rritje të presionit politik ndaj mediave, një diskurs publik më përçarës ndaj gazetarëve, si dhe tendenca për delegjitimimin e punës së tyre. Një nga sfidat kryesore është pikërisht ky normalizim i sulmeve verbale dhe diskreditimit, që shpesh vjen nga figura publike dhe pastaj përhapet në rrjete sociale. Kjo krijon një ambient ku gazetarët ndihen të ekspozuar dhe të pambrojtur, sidomos kur raportojnë për tema të ndjeshme si korrupsioni, qeverisja apo çështjet që lidhen me tensionet ndëretnike,” ka deklaruar Mulliqi.

Ajo ka theksuar gjithashtu se sfidë e madhe mbetet edhe gjendja ekonomike e gazetarëve.

“Një tjetër sfidë shumë e pranishme është ajo ekonomike. Shumë gazetarë punojnë në kushte të pasigurta, me kontrata afatshkurtra dhe paga të ulëta, çka ndikon drejtpërdrejt në pavarësinë editoriale dhe rrit rrezikun e vetë censurës. Po ashtu, sulmet online, veçanërisht ndaj grave gazetare, janë bërë shumë më agresive dhe të shpeshta, duke ndikuar në mirëqenien e tyre dhe në mënyrën se si marrin pjesë në debat publik”, theksoi drejtoresha ekzekutive e AGK-së.

Duke folur për masat që duhet ndërmarrë, Mulliqi ka kërkuar reagim më të fortë institucional dhe ndryshim të diskursit publik.

“Së pari, institucionet duhet të japin një sinjal të qartë se sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme. Kjo fillon nga gjuha publike e zyrtarëve, pra duhet të ndalohet diskursi që i paraqet gazetarët si armiq apo si aktorë politikë (të partive të kundërta). Së dyti, duhet të forcohet reagimi institucional. Kjo nënkupton hetime të shpejta dhe efikase për çdo rast kërcënimi apo sulmi, bashkëpunim më të mirë ndërmjet policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit, si dhe krijimin e mekanizmave funksionalë për mbrojtjen e gazetarëve. Në këtë drejtim, AGK ka theksuar vazhdimisht nevojën për një mekanizëm të qartë koordinues dhe për protokolle konkrete të reagimit”, tha Mulliqi për Telegrafin.

Ajo ka nënvizuar edhe rëndësinë e qëndrueshmërisë financiare të mediave dhe rolit të shoqërisë.

“Po aq e rëndësishme është çështja e qëndrueshmërisë së mediave. Pa media të pavarura ekonomikisht, nuk mund të kemi gazetari të lirë. Kjo kërkon transparencë në financim, rregullim më të mirë të reklamave publike dhe mbështetje për gazetarinë në interes publik. Në të njëjtën kohë, edhe shoqëria duhet të luajë rolin e saj duke e mbështetur gazetarinë profesionale, duke refuzuar gjuhën e urrejtjes dhe duke kuptuar se sulmet ndaj gazetarëve janë në fakt sulme ndaj të drejtës së qytetarëve për t’u informuar”, theksoi Mulliqi.

Sipas Mulliqit, trendi i sulmeve mbetet shqetësues dhe i lidhur ngushtë me zhvillimet politike dhe klimën publike.

“AGK e sheh këtë situatë me shqetësim të vazhdueshëm. Edhe pse numri prej 16 rasteve deri tani mund të duket më i ulët krahasuar me vitin e kaluar, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht përmirësim i situatës. Përvoja jonë tregon se shumë raste mbeten të pa raportuara, sidomos kur gazetarët nuk kanë besim se institucionet do të reagojnë ose kur i konsiderojnë këto sulme si “pjesë të punës”. Nëse shohim trendin aktual, me 16 raste të evidentuara brenda vetëm pesë muajve, ky numër lehtësisht mund të trefishohet deri në fund të vitit, veçanërisht duke pasur parasysh klimën politike në vend dhe periudhat e tensionuara që zakonisht shoqërohen me rritje të presionit ndaj mediave”, u shpreh ajo.

Mulliqi shton se kjo tregon se problemi nuk është episodik, por i vazhdueshëm dhe i lidhur ngushtë me zhvillimet politike dhe diskursin publik. Madje, sipas saj jo rrallë ndodh që gazetarët të jenë më të targetuar dhe më të sulmuar sesa vetë akterët politikë.

“Kjo ndodh sepse ata janë ndërmjetësit që i ekspozojnë çështjet me interes publik dhe shpesh bëhen “fytyra” e raportimit kritik. Kur ky rol shoqërohet me mungesë mbrojtjeje dhe me një klimë që toleron sulmet, atëherë krijohet një ambient ku presioni ndaj gazetarëve normalizohet dhe përsëritet”, ka shtuar Mulliqi për Telegrafin.

Ajo ka përmendur gjithashtu faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë situatë, nisur që nga klima politike.

“Faktorët që ndikojnë në nivelin e sulmeve janë të shumtë. Një ndër më kryesorët është klima politike dhe retorika publike, e cila shpesh kontribuon në krijimin e një ambienti armiqësor ndaj mediave. Kur gazetarët etiketohen apo sulmohen publikisht, kjo legjitimon sjellje të ngjashme nga aktorë të tjerë. Një faktor tjetër është mungesa e ndëshkimit efektiv për sulmet ndaj gazetarëve. Kur rastet nuk hetohen apo nuk përfundojnë me përgjegjësi konkrete, krijohet një klimë e pandëshkueshmërisë. Po ashtu, duhet theksuar edhe dimensioni gjinor i këtyre sulmeve. Gratë gazetare vazhdojnë të jenë në shënjestër të sulmeve më të ashpra dhe më personale, gjë që kërkon një qasje të veçantë institucionale dhe shoqërore”, theksoi më tej Mulliqi.

Ajo thekson se këto zhvillime tregojnë për një problem më të thellë strukturor, që kërkon angazhim të vazhdueshëm për të garantuar një ambient më të sigurt dhe të pavarur për mediat në Kosovë. /Telegrafi/

Share This:

Tags: AGK Gjilan Liria e Shtyit Media
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për të

Lajme

Ndahet nga jeta gazetari dhe ish-aktori i

14 July 2026

Është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-aktori i njohur nga Gjilani, Nexhmedin Ymeri, duke

Lajme

Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë

13 July 2026

GJILAN, 13 Korrik 2026 – Policia e Kosovës ka arrestuar një të ri të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.