“Kenan Halimi” fiton turneun tradicional në Zhegër, në nderim të Agim Ramadanit
Në Zhegër, sonte u zhvillua finalja e turneut përkujtimor në nderim të dëshmorëve, një aktivitet që bashkoi sportin me kujtesën dhe respektin për figurën e Agim Ramadanit, të rënë për liri.
Pas një ndeshjeje të fortë dhe plot emocione, ekipi “Kenan Halimi” triumfoi ndaj “PS-Center” me rezultat 3:1, duke fituar kupën e turneut.
Urime ekipit nga Xhylekari për fitoren dhe lojën e treguar, ndërsa respekt për ekipin “PS-Center” për paraqitjen dinjitoze dhe vendin e dytë.
Të gjitha ekipet pjesëmarrëse dëshmuan profesionalizëm, përkushtim dhe garë të ndershme, duke sjellë emocione të veçanta për publikun e pranishëm.
Atmosfera u bë edhe më domethënëse me ndezjen e flakadaneve nga nxënësit e shkollës “Agim Ramadani” në Zhegër, në përkujtim të dëshmorëve.
Mirënjohje për këshillin organizativ dhe për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti sportiv.
Ky turne u zhvillua në kuadër të aktiviteteve tradicionale të Manifestimit “Ditët e Agimit 2026”, që organizohet çdo vit në nderim të jetës dhe veprës së Agim Ramadanit, duke ruajtur kujtesën kolektive dhe duke përcjellë vlerat e sakrificës dhe lirisë te gjeneratat e reja.
