KF Kika uron asistentin e trajnerit Skender Hoxha për 70-vjetorin e lindjes
Klubi Futbollistik Kika ka uruar asistentin e trajnerit, Skender Hoxha, me rastin e 70-vjetorit të lindjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi nga Hogoshti i ka uruar shëndet të plotë, lumturi dhe suksese të vazhdueshme në jetë dhe në punë.
“Sot feston 70-vjetorin asistenti i trajnerit, Skender Hoxha! Të gjithë nga klubi Kika i urojnë shëndet të plotë, lumturi dhe suksese të vazhdueshme. Gëzuar ditëlindjen dhe edhe shumë vite të tjera të mbushura me gëzim,” thuhet në urimin e klubit.
Skender Hoxha është pjesë e rëndësishme e stafit teknik të KF Kikës.
