Saturday 25 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përurohet libri më i ri poetik i Nexhat Rexhës “Mes gurësh përkunden ëndrrat”

Gjilan: U mbajt Olimpiada Mbarëkombëtare e Gjuhës Shqipe

KV Drita shpallet kampione në kategorinë U18 pas fitores bindëse në finale

Haziri: LDK më unike se kurrë, mobilizim në Gjilan për rikthimin në qeverisje

Nga shembulli individual te përgjegjësia kolektive: historia frymëzuese e Musa Hysenit në Gjilan

Gjilan: Sekuestrohen 5 mijë euro dhe armë pas aksionit kundër fajdesë, një i arrestuar

Ish Presidentja, Vjosa Osmani: Ratifikimi i marrëveshjes për Bordin e Paqes, moment historik për Kosovën

Gjilan: Drejtori, Enver Shabani: Mirëmbajtja e lumenjve, element kyç në mbrojtjen e jetës dhe pronës

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja – Kryeministri Albin Kurti: “Vepra e tij nis sot një

Kryetari Hyseni, premton mbështetje për universitetin drejt ngritjes së cilësisë akademike

 Përurohet libri më i ri poetik i Nexhat Rexhës “Mes gurësh përkunden ëndrrat”
Kulturë Lajme Letërsi

Përurohet libri më i ri poetik i Nexhat Rexhës “Mes gurësh përkunden ëndrrat”

25 April 2026 0 Comment 3 min read

AA

Në kuadër të veprimtarive letrare “Shpalime pranë vere”, më 25 prill 2026, në ambientet e Bibliotekës “Fan S. Noli” në Gjilan, u përurua libri më i ri poetik i shkrimtarit Nexhat Rexha, me titull “Mes gurësh përkunden ëndrrat”.

Ky vëllim poetik është botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica” në Prishtinë dhe është mbështetur financiarisht nga Komuna e Kamenicës, në shënim të 70-vjetorit të lindjes së autorit dhe 40-vjetorit të veprimtarisë së tij letrare.

Aktiviteti u drejtua nga shkrimtarja Albina Idrizi, ndërsa me nga një fjalë rasti u paraqitën drejtori për kulturë i Komunës së Kamenicës, Afrim Dërvishi, si dhe botuesi Nazmi Rrahmani, të cilët vlerësuan lart krijimtarinë e autorit dhe rëndësinë e këtij botimi.

Për librin folën edhe redaktori, prof. dr. Anton Nikë Berisha, si dhe studiuesi Arsim Halili. Ndërkohë, poetja Kaltrinë Berisha solli fragmente nga një vështrim letrar i Timo Mërkurit. Vlerësimet ishin të njëzëshme se “Mes gurësh përkunden ëndrrat” përmbush kërkesat estetike të letërsisë dhe renditet ndër veprat më të realizuara të Nexhat Rexhës, duke pasuruar njëkohësisht edhe letërsinë shqipe.

Veprimtaria u shoqërua me deklamime poezish nga ky vëllim, të interpretuara nga Linditë Ramushi Dushku, Liridonë Mehmeti dhe Yllka Pireva.

Në përmbyllje të aktivitetit, një fjalë falënderuese mbajti edhe vetë autori, Nexhat Rexha, duke shprehur mirënjohje për pjesëmarrësit dhe mbështetësit e veprës së tij.

Share This:

Tags: Nexhat Rexha
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Barazim me tensione në kryendeshje: Prishtina dhe

25 April 2026
Kulturë

Përurohet libri më i ri poetik i

25 April 2026
Lajme

Gjilan: U mbajt Olimpiada Mbarëkombëtare e Gjuhës

25 April 2026
Lajme

KV Drita shpallet kampione në kategorinë U18

25 April 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Letërsi

Shkruan: Nexhat Rexha – Letërsia arbëreshe në

24 November 2025

Prej kohëve më të lashta e deri më sot veprat letrare kanë zgjuar interesimin

Lajme

U mbajt mbledhje përkujtimore për profesorin Nexhat

12 September 2025

Në Gjimnazin Shoqëror ‘’Zenel Hajdini” është mbajtur mbledhje përkujtimore për profesorin e gjeografisë Nexhat

Lajme

Pensionohet profesori Nexhat Rexha, shkolla “Zenele Hajdini”

13 January 2024

Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan ka organizuar ceremoni kremte me rastin e pensionimit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.